Bukuria

Sekretet e bukurisë së grave indiane

Sekretet e bukurisë së grave indiane

Gratë indiane krijojnë stilin e tyre të kujdesit për veten që në fëmijëri. Nis që nga ushqimet që konsumojnë e deri tek produktet kozmetike që i krijojnë vetë.

Ato ruajnë bukurinë natyrore.

Besojnë se gratë janë të bukura ashtu siç janë, natyrale. Kështu që ata qëndrojnë larg çdo përmirësimi artificial, kryesisht çdo operacioni plastik apo estetist.

Përdorin përbërës natyralë në rutinat e tyre të kujdesit për lëkurën.

Sekretet e bukurisë së grave indiane

Dy nga përbërësit kryesorë organikë që përdorin në kujdesin e lëkurës janë shafran i Indisë dhe trëndafili. Shafran i Indisë është një anti-inflamator që thuhet se është i dobishëm për sistemin e tretjes dhe shëndetin e lëkurës, ndërsa trëndafili mund të përdoret në kremrat e duarve dhe pedikyrët e bërë në shtëpi.

Ato krijojnë përbërjet e tyre.

Sekretet e bukurisë së grave indiane

Krijojnë përbërës organik, të butë për lëkurën dhe me aromë natyrale. E krijojnë vetë nga zjarri edhe lapsin e syve.

Kalojnë shumë kohë jashtë.

Sekretet e bukurisë së grave indiane

Qëndrimi nën diell është gjithmonë i këndshëm, veçanërisht në gjelbërim. Ndihmon gjithashtu që lëkura e tyre të thithë rrezet e diellit, duke i dhënë asaj një shkëlqim natyral.

Ato besojnë se bukuria nis nga brenda

Sekretet e bukurisë së grave indiane

Gratë në Indi besojnë se mendja dhe trupi janë të lidhura fort. Sapo mendja të relaksohet dhe të mos ketë stres, ajo do ta reflektojë në trup me një mënyrë jetese pozitive dhe zakone natyrore për të promovuar shëndet të mirë dhe për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet. Ato meditojnë dhe i kushtojnë rëndësinë e duhur orëve të gjumit.

Ushqimi i tyre luan një rol të rëndësishëm

Sekretet e bukurisë së grave indiane

Ushqimi i tyre organik i ndihmon të kenë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe u jep atyre një jetë më të mirë dhe më të gjatë. Nuk konsumojnë perimet e rritura artificialisht ose hibride të ndryshme që bëhen pa farë, kështu që ushqimi i tyre është i natyrshëm pasi rritet në kohën e vet. Kjo mënyrë e të ushqyerit me bazë bimore ka treguar se është e efektshme në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Përdorin shumë produkte organike të flokëve

Sekretet e bukurisë së grave indiane

Kujdesi për flokët e tyre fillon në një fazë të hershme, pasi ua mësojnë fëmijëve shumë herët. Vaji i amlës dhe hibiscusi janë përbërësit më të njohur të përdorur nga gratë indiane.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al