Bukuria

Rhode: Hailey Bieber po lançon linjën e saj të bukurisë

Rhode: Hailey Bieber po lançon linjën e saj të bukurisë

Hailey Bieber po lançon linjën e saj të parë të bukurisë. Këtë e bën të ditur përmes një fotoje të postuar në profilin e saj në Instagram, të ndjekur nga 44 milionë ndjekës. Modelja amerikane njofton fansat se linja e saj e kujdesit të lëkurës , “Rhode” , do të lançohet në qershor .

Kjo nuk është hera e parë, që Hailey- e cila e përkufizon veten si një “ nerd për kujdesin e lëkurës ”- ka tentuar të lançojë një brand bukurie. Në fakt, kjo është përpjekja e saj e katërt.

Rhode: Hailey Bieber po lançon linjën e saj të bukurisë

Hailey ka paraqitur emra të ndryshëm për projektin e saj ndër vite, por ata janë refuzuar. Tani duket se modelja ia ka dalë mbanë me "Rhode" , e cila synon shitjen e kozmetikës dhe mirëqenies, si: produktet e banjës dhe dushit , kremrat e bukurisë, higjiena personale, grimi, aroma, kujdesi për flokët dhe lëkurën.

“Rhode ka qenë në punë për një kohë të gjatë dhe publikimi po afron. Po vjen në 2022 dhe jam shumë, shumë e emocionuar . Kjo është gjithçka që mund të them për momentin”, tha Hailey

Linja e re merr frymëzim nga emri i saj i mesëm , i cili në zyrën e gjendjes civile është Hailey Rhode Baldwin Bieber. Një lëvizje e ngjashme me atë të bashkëshortit të saj Justin , i cili krijoi markën e tij Drew House, duke marrë frymëzim nga emri i mesëm .