Bukuria

Rëndësia e kujdesit për flokët, Gerta Shehu ka disa këshilla

Rëndësia e kujdesit për flokët, Gerta Shehu ka disa

Thonë se flokët janë gjysma e bukurisë, por pavarësisht rëndësisë, kujdesi për to nuk është edhe aq i lehtë.

Shpesh ne mendojmë se kujdesi për foket është thjeshtë një shampo e mire, por ka disa sekrete të cilat Gerta, artistja e make-up dhe flokëve i ka ndarë me të gjithë në rrjetet sociale përmes faqes G-Studio. Siç shkruan ajo nuk ka ndonjë sekret magjik për të rritur flokët, por kujdesi për to duke i prerë majat dyshe dhe duke ruajtur një skalp të shëndetshëm favorizojnë rritjen e flokëve.

Më poshtë janë të renditura këshillat e kujdesit për flokët sipas Gertës:

A ka mënyrë për tu rritur flokët më shpejt?

Fatkeqsisht nuk ka ndonjë secret magjik. Gjithsesi prerjet e rregullta të majave dyshe dhe një scalp i shëndetshëm e favorizojnë atë. Mos harroni të masazhoni skalpin kur bëni shampon.

Cila është rutina më e mirë për to?

Shampo, balsam për çdo herë dhe një trajtues I thellë një ose dy herë në javë product mbrojtës nga stilimet (thrëse, mashë, piaster) dhe ampula për skalpin dy ose tre herë në vit.

Gabimet më të shpeshta në rutinën tuaj?

Të qenit agresiv me to, nxehtësia e tepërt dhe sidomos kur nuk përdoret mbrojtës.

Çfarë duhet të bëj kur nuk kam shumë kohë për të nesërmen?

Përdorni serumin tonë për rigjenerim gjatë natës dhe gati për të nesërmen.