Bukuria

Puçrra të vogla në ballë? Aurora Ramazzotti-t ia shkakton alergjia nga dielli

Puçrra të vogla në ballë? Aurora Ramazzotti-t ia shkakton

Aurora Ramazzotti, vajza e Michele Hunziker dhe Eros Ramazzotti-t, 25 vjeç, nuk e ka pasur kurrë problem të flasë për problemet e saj shëndetësore në rrjetet sociale. Pas betejës së gjatë kundër akneve, tani ka treguar për alergjinë nga e cila vuan, për atë ndaj diellit.

“Bravo Aurora, bëj banjo dielli duke e ditur se je alergjike”, shkruan mbi foton e shkrepur nga afër fare.

Puçrra të vogla në ballë? Aurora Ramazzotti-t ia shkakton

Ajo tregon se dielli i bën dëm vetëm në fytyrë dhe jo në trup.

Aurora sqaron se nuk ka në plan të japë këshilla për askënd, pasi nuk është mjeke, por thjesht ka ndarë shqetësimin e saj. Ajo tregon se ka shkuar tek mjeku dermatolog. Sugjerimi më i mirë që ia i dha është të shmangë diellin.

Në fund me humor ajo shton: “Mos bëni banjo dielli fare edhe plakeni para kohe. Më mirë të bardhë e të rinj, sesa çokollatë e të vjetër”.