Bukuria

Pse krijohen qeskat dhe rrathët poshtë syve? Kirurgia plastike jep 13 këshilla si t'i shmangni dhe mënyra trajtimi

Pse krijohen qeskat dhe rrathët poshtë syve? Kirurgia plastike jep 13

Si të shpëtoni nga qeskat poshtë syve si dhe krijimi i rrathëve të errët që bëjnë të ndihen jo mirë jo pak njerëz? Në fakt, që në moshën 25 veç prodhimi i kolagjenit dhe elastinës fillon të ulet, duke bërë që lëkura të mos jetë më aq elastike.

Kirurgia plastik okulofaciale, Chaneve Jeanniton shpjegon se poshtë sipërfaqes së lëkurës, ka shtresa të përbëra nga muskuj, ind lidhës, ligamente dhe yndyrë të cilat të gjitha së bashku kontribuojnë në ndryshimet që shohim nga jashtë.

Dhe megjithëse është mirë që të fillohet të përdoret kremi për pjesën poshtë syve, në fakt hapi i parë duhet të jetë qasja e problemit, pra çfarë e shkakton krijimin e qeskave poshtë syve dhe rrathët e errët?

Lexoni 13 rekomandimet e kirurges plastike dhe ekspertëve të tjerë të lëkurës:

Gjej problemin shëndetësor:

E besoni apo jo, shumë probleme shëndetësore shkaktojnë qeskat poshtë syve. Sigurohu që nuk ke probleme me gjendrat tiroide dhe mosfunksionimin e sinuseve. Këto probleme shkaktojnë inflamacion që mund të shfaqen nën sy. Cikli i menstruacioneve shkakton gjithashtu enjtje të syve. Por kjo dallohet pasi nuk zgjat më shumë se ditët e para të ciklit.

Përmirëso dietën ushqimore

Ushqimet e kripura janë fajtorët e zakonshëm të krijimit të qeskave poshtë syve. Nëse keni shumë kripë në trupin tuaj, atëherë uji do të lëvizë drejt zonës ku ka më shumë kripë për të ulur përqendrimin. Shtesat e kolagjenit, çdo ushqim me vitaminë A si karota dhe speca, si dhe ushqime të pasura me Vitaminë C janë të dobishme në kundërveprimin e kripës pasi ato janë anti-inflamatore dhe të tretshme në ujë. Ananasi përmban bromelain që parandalon enjtjen dhe fryrjen. Ju mund t'i merrni këto gjatë gjithë ditës në formë vitaminash, si lëngje, ose si ushqime të plota.

Shmangni alkoolin

Rrathët e zinj të syve dhe krijimi i qeskave mund të shkaktohen nga sasia e tepërt e alkoolit. Nëse futeni në këtë grup duhet patjetër të ulni sasinë dhe të shoqëroni me sasi të bollshme uji çdo lloj alkooli që konsumoni.

Alergjitë

Shumë njerëz kanë alergji dhe as nuk e kuptojnë. Nuk është vetëm kruarja apo skuqja që tregon se keni alergji. Ndonjëherë sytë irritohen, kryesisht nëse vendos lente dhe kjo është një lloj alergjie e cila shkakton më pas enjtje të syve. Duhet të bëni një konsultë me mjekun, ndërsa sugjeroht antihistamina si Zyrtec dhe Claritin për ata që kanë alergji sezonale. Pikat e syve antihistamine janë gjithashtu të dobishme.

Bëj pushim

Pushimi është i rëndësishëm në përgjithësi sepse ul nivelin e stresit dhe rrjedhimisht ndikon në nivelin e kortizolit e cila ndihmon në parandalimin e krijimit të qeskave nën sy. Pushimi jo vetëm që i jep kohë mendjes të rigjenerohet dhe përtëritet, por gjithashtu bën të njëjtën gjë për trupin. Pushimi ka të njëjtin ndikim në sytë tuaj.

Menaxho stresin

Nivelet e stresit ndikojnë në nivelet e kortizolit të cilat, nga ana tjetër, rrisin intensitetin e fryrjes dhe qeskave nën sy. Kjo është edhe arsyeja pse ata me nivele të larta stresi kanë më shumë njolla dhe puçrra në fytyrë. Meditimi është një mënyrë për të ulur stresin, siç është edhe aktiviteti fizik.

Hidratim

Dehidratimi luan një rol me rëndësi në krijimin e qeskave të syve si dhe të errësimit të zonës poshtë tyre. Mungesa e konsumimit të ujit i bën ato të duken edhe më keq. Konsumoni ujë bollshëm pasi hidratimi i duhur rrit qarkullimin dhe ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta nga zona e syve. Mbani një shishe uji në tryezën ku punoni ose pranë shtratit dhe vendosni një qëllim që ta rimbushni atë disa herë gjatë gjithë ditës.

Mos neglizho zonën poshtë syve kur del jashtë në diell

Dielli e plak lëkurën më shpejt nëse nuk mbrohet. Në zonën poshtë syve duhet përdorur një krem me së paku mbrojtje SPF50.

Metoda shërimi

Nuk ju kushton asgjë të mbani feta kastraveci të holla në sy për 5 minuta. Sigurohuni që të jenë të ftohta. Përdorni gjthashtu kompresa anti inflamatore. Mund të përdorni dhe një kub akulli me të clën të masazhoni zonën poshtë syve.

Përdor kremrat dhe solucionet e duhura

Nga pastrimi i makëupit tek aplikimi i kremrave rigjenerues, së pari duhet të mësoni llojin e lëkurës. Konsultohuni me dermatologun para se të vendosni të blini një krem dhe ta vendosni në zonën më të ndjeshme, poshtë syve.

Mos e mbaj makeupin gjatë natës

Mbajtja e makeupit për një kohë të gjatë shkakton errësim të zonës poshtë syve, veçanërisht at që aplikojnë lapsin dhe tonet në të zezë në pjesën e poshtme të syve.

Përdor mjete që masazhojnë fytyrën dhe që nxisin qarkullimin e gjakut.

Ka disa pajisje rrotulluese të cilat shërbejnë si msazhues dhe nxisin qarkullimin e gjakut, duke ruajtur zonën poshtë syve më të shëndetshme.

Procedura estetike

Ka procedura estetike të cilat ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të kolagjenit e cila mban fytyrën të shëndetshme dhe elastike.

Nëse rrathët e zinj janë akumuluar prej vitesh, mund të përdorni mbushës me ngjyrën e lëkurës tuaj. Për qeskat e fryra tashmë janë disa procedura të cilat i eleminojnë ato përmes lazerit apo trajtimet e llojit erbium.

*Vogue, Tiranapost.al.