Bukuria

Provat e pakëndshme nga dermatologët se si pozicioni i gjumit shton rrudhat në fytyrë dhe 6 truke si t’i parandaloni

Provat e pakëndshme nga dermatologët se si pozicioni i gjumit shton

Dermatologët dhe kirurgët e estetikës kanë publikuar disa foto që zbulojnë sesi fjetja anash mund të shkaktojë rrudha në fytyrë. Imazhet tregojnë se si lëkura juaj paloset gjatë natës nëse vendosni faqen në një jastëk.

Provat e pakëndshme nga dermatologët se si pozicioni i gjumit shton

Një profil në Instagram, ‘DrMediSpa Clinics’ në Britani, ka ndarë gjashtë mënyra sesi mund të parandalohen rrudhat ndërsa flini.

Ja 6 truket:

1.Mundohuni të flini në shpinë. Një studim në vitin 2012 tregoi se gjumi anash mund të shkaktojë një rritje të rrudhave të sytë, rreth gojës, të ballit, rënien e këndit nasofrontal, palosjet melolabiale dhe nasolabiale.

2.Blini një jastëk të veçantë: një jastëk me kontur për të shpërndarë peshën në mënyrë të barabartë.

3.Zgjidhni një jastëk mëndafshi ose saten.

4.Përdorni një krem me përmbajtje retinoli ose bakuchiol gjatë natës. Mund të zgjidhni këto përbërës në bazë vaji për të ndihmuar në ruajtjen e lagështisë.

5.Flini mjaftueshëm! Fjetja 7-8 orë është optimale për parandalimin e rrudhave.

6.Masazh i fytyrës në mëngjes për të nxitur rrjedhjen e gjakut në zonat nën presion. Bëni ushtrime çdo mëngjes në dush.