Një adresë e re në Durrës ku mund të fitosh garën e jetëgjatësisë
Bamboo Spa&Hammam është bërë me një shtëpi të re. Kësaj radhe në bregdetin e Durrësit.
Por vendndodhja pranë detit nuk është i vetmi element që e diferencon shtëpinë tonë të re, nga Bamboo Spa historike tek Hotel Rogner, në Tiranë.
Bamboo Spa&Hammam në Hotel Melia, në Durrës është edhe Healthy Clinic.
Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë që fokusi nuk është vetëm tek thonjtë estetikë, flokët që shkëlqejnë, masazhet e relaksi (që sigurisht nuk mungojnë), por edhe tek shëndeti, jetëgjatësia dhe beteja me plakjen.
Lufta aty bëhet me qelizat, muskujt, toksinat...
Të plakesh bukur, si italianët
A ka një populli tjetër më elegant se italianët?! Nuk është rastësi. Janë pikërisht fqinjët tanë ata që kanë hedhur hapa të rëndësishëm në fushën e luftës me plakjen dhe sigurimin e jetëgjatësisë. Të njëjtët ekspertë zbarkuan dhe ndanë përvojën e tyre edhe në Bamboo @ Melia, në Durrës.
Ekipi udhëhiqej nga Damiano Galimberti dhe Paolo Mariconti, përkatësisht President dhe Sekretar i Përgjithshëm i AMIA (Shoqatës jo-fitimprurëse të Mjekëve Kundër Plakjes).
Si funksionon Bamboo Spa&Hammam, në Hotel Melia?
Çdo klient mund të ketë nevojat e veta specifike, ndaj shërbimet personalizohen sipas nevojave dhe dëshirave përkatëse. Faza e parë dhe një ndër më të rëndësishmet është ajo e diagnozës.
Çfarë përfshin kjo fazë?
Faza e diagnozës përfshin një sërë testesh të avancuara, si për shembull hartën epigjenetike, për të kuptuar se si mjedisi ndikon në ekuilibrin e secilit organizëm. Që nga verifikimi i ngarkesës së radikalëve të lirë, tek studimi i reagimit të indeve ndaj sheqernave, kryerja e një harte gjenetike të pacientit, nëpërmjet studimit të ADN-së, studimi i ndryshueshmërisë kardiake, apo edhe matja e indeksit të përgjigjes psikofizike ndaj stresit.
Cilat janë disa nga shërbimet?
Shërbimet variojnë nga terapia sistemike me ozon, deri te terapitë biofizike të rigjenerimit të qelizave.
Në klinikë ofrohet gjithashtu plotësimi i organizmit me makro dhe mikronutrientët me infuzion intravenoz, për efekte të shpejta.
Dhe në fund të terapisë, mysafirëve u jepen plane të personalizuara të terapisë orale për t'u ndjekur në mënyrë të sigurt në shtëpi.
Mbi 8 ambiente të ndryshme në 2 mijë metra katrorë që harmonizojnë trupin, mendjen dhe shpirtin
Disa grimca nga tërësia e çfarë do të gjeni në Bamboo, tek Hotel Melia.
*Pishina me parametra gjysmë-olimpike për të notuar, por edhe për të bërë kurse noti.
*Pishina me hidromasazh për riaktivizimin e muskujve.
*Dushi emocional për të aktivizuar çdo sensor të trupit.
*Biosauna që largon toksinat.
*Dhoma e kripës, mes të nxehtit dhe të ftohtit që nxit qarkullimin e gjakut.
*Dhomat e Hammam-it dhe masazhit.
*Sigurisht nuk mungon as palestra.
Pra të bësh detoks, të largosh stresin, të rritësh energjitë, të qëndrosh në formë e sidomos të plakesh bukur, të gjitha i gjen në të njëjtin vend...
A ke nevojë për më shumë arsye për të lënë orarin tënd?
Për rezervime: +355 69 402 5000