Bukuria

Modeli më higjienik që po sugjerojnë stilistët e flokëve

Modeli më higjienik që po sugjerojnë stilistët e

Pandemia e koronavirusit i la njerëzit në nevojë urgjente për një prerke të mirë flokësh. Por si mund të kesh një shërbim të mirë duke marrë parasysh rregullat aktuale të distancimit social? Drejtuesit e industrisë thonë që sallonet do të duhet të përshtaten për t’i mbajtur gjërat higjenike si për klientët dhe stafin.

Tim Hartley, ish drejtor në Vidal Sassoon sugjeron dhe modelin e klasik të flokëve të vitit 1920, stili Bob që duhet të mendojnë klientet. Ai thotë se ky model është më higjienik për vetë sallonet dhe për vetë klientët, më shumë sesa stilet e flokëve të gjata. Ai ka frikë se koronavirusi mund të përhapet në flokë të gjatë dhe më shumë tek ato me onde, edhe pse nuk ka një fakt për këtë.

Ndërsa stilistja e flokëve Kate Duboux thotë se modelin Bob e lidh me një kohë më të shkurtër për të pasur kontakt me klientin.

Modeli më higjienik që po sugjerojnë stilistët e

‘Do më pak kohë për tu larë, e më pak për tu tharë me tharëse. Kjo do të thotë më pak kontakt me klientin. Ekspertët kanë sugjeruar që tharësja mos të përdoret aq shpesh për shkak të përhapjes së grimcave të koronavirusit, por me stilin bob mund të mbarosh punë shumë me shpejt. Po ashtu flokët bob janë më të menaxhueshëm'.

Nëse ke flokë të gjatë, do ishte gati të provoje stilin bob?