Bukuria

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni për festa! Si të rregullosh flokët dhe të bësh make up në dhomën e hotelit apo në shtëpi

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni
EKSPERTE LOOK-U DHE MAKE UP ARTIST EGERTA SHEHU

Jemi në prag festash! Disa këshilla të vogla për të qenë në maksimumin tuaj pa shumë përkushtim nuk janë kurrë të tepërta.

Asnjëherë mos i lini gjërat e rëndësishme për në momentin e fundit, sepse befas është dita për t`u nisur dhe ju nuk keni bërë as paketimin, e lëre më të keni qenë në parukeri për të lyer rrënjët, apo jo? Kështu që këtë vit, ndiqni afatin tonë të bukurisë për t'u organizuar paraprakisht dhe për të shmangur atë panik të minutës së fundit, kështu që thjesht mund të përqendroheni në planifikimin e festave një muaj më parë.

1. Lyeni flokët

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Nëse tashmë e keni zakon të lyeni flokët rregullisht, caktoni trajtimin e radhës pak para udhëtimit tuaj. Boja mund të lërë pak shenjë në lëkurë veçanërisht në ditët e para pas aplikimit të ngjyrës, kështu që një bojë e minutës së fundit mund të përfundojë duke dhënë një pamje estetikisht jo shumë të bukur.

Bëni një trajtim të thellë që shkëlqimi të zgjasë dhe gjatë ditëve që jeni me pushime.

Mos harroni gjithashtu t`i kushtoni vëmendje lëkurës, si të fytyrës dhe të trupit, pasi është e vërtetë që portreti është kontakti i parë me të tjerët, por dhe silueta jonë duhet e kuruar pasi fustanet Glam janë gjithmonë me ne nëpër festa.

2. Thjesht & bukur

Përgatitja për festa apo një fundjavë të gjatë me familjen është një kohë kaq e furishme saqë mund të jetë e vështirë të gjesh energji për të bërë bujë për modelet e flokëve dhe sidomos kur s`ke pasur kohë të bësh një krehje para se të nises. Megjithatë, nëse doni të dukeni fantastike, atëherë një nga këshillat më të mira të bukurisë që mund të zotëroni është arti i modeleve të thjeshta të flokëve. Nëse dëshironi të ngrini flokët tuaj, provoni të përdridhni një pjesë nga pjesa e përparme e flokëve tuaj; pasi të jetë përdredhur fiksojeni me karfica në pjesën e pasme të kokës. Përsëriteni me anën tjetër. Më pas merrni pjesën e mbetur të flokëve dhe lidhni një topuz të çrregullt. Ky look është elegant, i thjeshtë dhe më e rëndësishmja i shpejtë.

Një zgjidhje tjetër do ishte vënia e një rreshti ‘ekstenshion’ pasi ato do të plotësonin flokun dhe do dukeshit sikur keni bërë një krehje tek një profesionist.

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

3. Buzë vezulluese

Një buzë e hidratuar mirë dhe e veshur me një ngjyrë të plotë dhe me shkëlqim do ta bëjë më të plotë look-un tuaj festiv. Gjithashtu spërkatja me një parfum të ri do t'ju sjellë në gjendje të veçantë. Për të zotëruar pamjen, lyeni buzët me një laps buzësh me ngjyrë të çelur dhe shtoni bazën në cepat e gojës. Më pas aplikoni një buzëkuq kremoz duke përdorur një furçë buzësh përpara se të përdorni një furçë të sheshtë për të shtuar shkëlqimin tuaj. E vetmja gjë që duhet të keni parasysh nëse po mendoni të keni buzë të shkëlqyera për Krishtlindje është se pirja, ngrënia dhe puthja mund të jenë jashtë kufijve; kështu që peshoni prioritetet tuaja përpara se të përdorni një ngjyrë të fortë me shkëlqim.

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

4. Sytë… pasqyra e shpirtit

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Është e vërtetë që ka shumë mënyra për t`i grimuar ato dhe për t`i kombinuar sa më mirë me veshjen tuaj, por unë po ju tregoj disa sekrete të vogla për t`u dukur mahnitëse pas pune…

Atëherë, nëse keni sy me ngjyrë

Ngjyrë të çelur apo të errët, di sekrete të vogla që mund t`i shfytëzoni për të dyja rastet.

Nëse keni një veshje me shkëlqim ( temina ), një penel rrëzë qerpikëve i shoqëruar me një buzëkuq të kuq do të jetë i mjaftueshëm. Në rast se veshja juaj është diçka elegante dhe mat patjetër që mund të luani me pak pluhura me shkëlqim, por pa e tepruar përdorni mollëzat e gishtërinjve për t`i aplikuar pasi ngrohtësia e tyre bën të mundur një fiksim më të mirë të grimit.

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Dhe diçka tjetër që do t`ia shtonte bukurinë pamjes tuaj këtë vit, aksesorët e flokëve përveçse e bëjnë atë më Glam, do t`ju ndihmojnë në krijimin e një akonciature pa u munduar shumë. E pse jo mund të zëvendësojnë aksesoret si varëse apo vathë.

Për ta përmbledhur, mos harroni të merrni me vete llak, krëhër, karfica, aksesorë flokësh, buzëkuq, penel dhe një paletë me ngjyra toke me shkëlqim, pasi përshtaten me të gjitha llojet e lëkurave.

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Unë jam gati të zbuloj një nga këshillat më të mira të bukurisë për festat, por po e mbyll me më të rëndësishmen dhe ja ku është: KËNAQUNI! Tingëllon kaq e thjeshtë, por çfarëdo që të jeni duke bërë apo kudo që të jeni, sigurohuni që të kaloni kohë me njerëzit që ju pëlqejnë dhe të kaloni të paktën pak kohë me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë me veten tuaj. Të kalosh mirë është trajtimi i përsosur i bukurisë: lëkura juaj shkëlqen, sytë tuaj shkëlqejnë dhe të gjithë ngrohen me ju dhe duan të kalojnë kohë me ju.

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Kalofshi bukur!

Nga unë

Gerta

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

Këshillat e Egertës për të gjitha ju që udhëtoni

*Ndalohet ribotimi i këtij shkrimi pa lejen e editorit. Na kontaktoni në [email protected]