Kaçurelëse, me sytë e tërhequr, buzët e plota dhe buzëqeshje të bukur, edhe nga ky përshkrim do ta kishe të lehtë ta gjeje se bëhet fjalë vetëm për Inis Gjonin.
Është fati, geni, kujdesi për veten, diçka më pak e diçka më shumë, por që të gjitha bashkë e bëjnë Inisin të jetë përgjithmonë e bukur. Edhe ajo vetë është e ndërgjegjshme për këtë.
Videot në Instagramin e saj, të xhiruara nga vetë ajo, nga afër, përpara pasqyrës nuk e fshehin krenarinë për një fytyrë që nuk e ka ndryshuar koha. E pse të mos jetë në fakt? Pse duhet të përqafohet kaq shumë modestia kur e vërteta bërtet?
Një pjesë e meritës për ruajtjen e freskisë i shkon vetë Inisit, e cila ndan me ndjekëset e saj ndonjëherë, si shoqe, edhe trajtimet që preferon të bëjë.
Megjithatë Inisi ka qenë e bukur edhe përpara kësaj kohe. Edhe kur klinikat estetike nuk ekzistonin. Edhe kur ishte 12 a 13 vjeç, në këtë foto, shkrepur tek Shkolla e Baletit.
Tiranapost.al