Bukuria

Hydrafacial apo Dermaplaning? Pesë trajtimet e momentit që mund të mos jenë aq të mira për lëkurën

Hydrafacial apo Dermaplaning? Pesë trajtimet e momentit që mund

Kujdesi për lëkurën nuk ka qenë ndonjëherë më në fokus sesa kohët e fundit. Nga trajtimet me acid, tek eksfoliantët apo injeksionet, shumë prej vajzave e grave por edhe meshkujt po mundohen të mbajnë lëkurën të shëndetshme, me shkëlqim dhe sa më rinore. Çdo risi kthehet në trend dhe në rutinë e sidomos kur premtohet: Rini dhe lëkurë me shkëlqim!

Por, para se të nxitojmë duhet të kuptojmë nëse këto trajtime janë vërtetë të mira. Por duhet edhe të mendojmë: A bëjnë dëm?

Eve Casha, një eksperte e trajtimeve dhe zyrtarja kryesore shkencore e Dormoi në Britani ka treguar 5 trajtimet që janë tepër të përhapura por mund ta dëmtojnë lëkurën.

1-Deep micro-needling

Është trajtim i ri me mikrogjilpëra që shkakton vrima të vogla në lëkurë për të stimuluar reagimet e shërimit të plagëve, prodhimin e kolagjenit depërtimin e produkteve që përdoren në lëkurë. Nëse trajtimi kryhet si duhet, është efektive. Por nëse nuk kryhet nga një profesionist dhe bëhet shpesh mund të shkaktojë trauma të lëkurës me pasoja afatgjata. Shkakton rritim, probleme me pigmentimin (hiperpigmentim post-inflamator) ose infeksion.

2-Dermaplaning

Ky trajtim është kthyer në virale kohët e fundit. Përfshin heqjen e qimeve në fytyrë shoqëruar me një produkt vajor për t'i dhënë lëkurës shkëlqim dhe për ta bërë atë të duket e pastër dhe e lëmuar. Por ka pak prova shkencore që mbështesin këtë metodë: Deri më tani nuk flitet për përfitime të lëkurës, përveçse mund të duket këndshëm në pamje të parë. Por problemi qëndron edhe nga fakti se shumë vajza apo gra po e bëjnë vetë në shtëpi. Dhe nëse bëhet në mënyrë të përsëritur, mund ta ekspozojë lëkurën ndaj rrezatimit ultraviolet, mund të dëmtohen radikalet e lira, dhe mund të shkaktojë inflamacion dhe hiperpigmentim post-inflamator.

3-Peeling i fytyrës me thellësi të mesme

Peeling bën eksfolim të thellë për të stimuluar rinovimin e qelizave dhe përtëritje të lëkurës së fytyrës. Ato kategorizohen në bazë të asaj se sa thellë eksfolohet lëkura. Metoda është përdorur prej dekadash. Por nëse aplikohet në thellësi shkakton dëm ndaj proteinave të lëkurës, si dhe mund të vrasë qelizat. Mund të shkaktojë ënjtje dhe dëmtime të rënda në epidermë.

4-Mikrodermabrazion

Mikrodermabrasioni është një procedurë eksfolimi fizik jo-invaziv që largon të gjitha pjesët e lëkurës së mbetur, apo shtresat që krijohen nga lëkura e vdekur. Mund të ndihmojë në zbutjen e strukturës së sipërfaqes së lëkurës, të stimiulojë prodhimin e kolagjenit pas disa seancave. Por mikrodermabrasioni është shumë gërryes për lëkurën dhe shkakton çarje masive në barrierën e lëkurës. Kjo e ekspozon lëkurën ndaj acarimeve, infektimeve dhe të prekshme nga rrezatimi ultraviolet. Disa studime kanë treguar se ky trajtim duhet të përjashtojë persona me lëkurë të ndjeshme, pasi nuk janë të pakta rastet me komplikime.

5-Hydrafacial

Hydrafacial është një teknikë e ngjashme me hydradermabrasion. Në procedurën Hydrafacial, hidradermabrasion kombinohet me një serum kimik që përdoret edhe tek peeling dhe një serum i pasur me antioksidantë të ndihmuar për thithjen nga lëkurës përmes presionit. Ndërsa hidradermabrasioni është më i butë se mikrodermabrazioni tradicional dhe mund të pastrojë pikat e zeza, por edhe të stimulojë prodhimin e kolagjenit, vetë teknika prish barrierën e lëkurës dhe ndikon negativisht për shumë njerëz, sidomos ata me lëkurë problematike. Nuk duhet të kryhet nga ata me lëkurë me probleme inflamatore.

Pra, çfarë duhet të bëjmë për lëkurën tonë?

Së pari duhet të mësojmë se si të kujdesemi për lëkurën dhe të ndryshojmë mënyrën se si të kujdesemi. Informacioni për procedurat nga dermatologët dhe kozmetologët është një domosdoshmëri. Ndaj drejtojuni një profesionisti dhe para se të merrni një vendim informohuni saktë!

*Tiranapost.al.