Bukuria

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

Me udhëtarët që për shkak të pandemisë e kanë më të vështirë për të shkruar në destinacionet më të parapëqyera, hotelet kanë bërë kompromise në çmimet e tyre. Duke filluar nga qiellgërvisthësit modernë dhe deri në atraksionet e safarit Afrikan kjo është lista e hoteleve më “trendy” për vitin, që do u dhurojnë një eksperiencë udhëtimi të papërsëritshme.

1. Hoteli “Airelles Chateau” i Versajës: I pari hotel i hapur për publikun në afërsi të pallatit të Versajës, një destinacion ultra-chic ku mund të gjenden të gjitha lukset për një Maria Antuanetë të kohëve moderne, me fasilitete luksoze si spaja Valmont, një restorant Alain Ducasse dhe akses në vetë pallatin mbretëror.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

2. “Six Senses” Shahrut: Hapet në qershor të këtij viti dhe do të ofrojë 60 suita të dizenjuara në stilin klasik të shkretëtirës. Hoteli që ndodhet në Izrael lshtë i mbushur me pishina dhe vendpushime dhe ndodhet në mes të maleve që mund të përdoren për alpinizëm veror dhe për udhëtime me motor.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

3. Capella Hanoi: E inaguruar në Janar të këtij viti hoteli kla 47 dhoma luksoze dhe gjendet pranë së famshmes Opera të Hanoit. Të gjitha dhomat kanë artefakte, objekte klasike dhe janë të dekoruara për të imituar luksin.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

4. Habitas AlUla: Një rezort modern i ndërtuar në një formë ekologjike që gjendet në kanjonet e Arabisë Saudite. Përbëhet nga 100 dhoma dhe e gjithë zona është e mbushur me artefakte dhe sajte kërkimi arkeologjik.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

5. “Kalesma” në Mikonos: Mundësia për të përjetuar të gjithë eksperiencën VIP të bregdetit grek gjendet në rezortin Kalesma të Mikonos. I ndodhur shumë afër dyqeneve dhe restoranteve të mirënjohur të ishullit, dezajni i hotelit i qënndron besnik stilit të Kikladhesit të trashëguar prej kohëve të lashta.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

6. “Padero Todos Santos” , Meksikë: 35 suita të cilat shohin të gjitha në terrenin e Baja California që shtrihet në dy hektarë mes malesh dhe traditash të lashta të zonës. Një eksperiencë e paharrueshme kulturore.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

7. Ishulli “Moskito” në Karaibe: Kjo parajsë private ndodhet në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe përbëhet nga një numër vilash të cilat jepen me qera. Përveç plazheve dhe natyrës mbresëlënëse në ishull gjendet të gjitha komoditetet dhe sportet si tenis, sërfi në ujë etj.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

8. Botánika Osa Peninsula, Kosta Rika: E ndodhur në peninsulën e gjelbërt të Kosta Rikas, ky është një destinacion luksi ekologjik ku përveç spave, pishinave dhe relaksit do të gjeni dhe specie të rralla botanike. Ideale për meditim.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

9. Ritz Carlton në Maldive: Moderne, mininaliste dhe e larguar prej zhurmës urbane. Uji i pastë dhe rëra e bardhë janë ideale për të shpenzuar disa ditë në një parajsë tropikale. Restorantet janë të cilësisë më të lartë, gjithashtu.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

10. Rosewood, Sao Paolo: Një godinë shumë e veçantë nga pikëpamja arkitekturore me 150 dhoma secila e dekoruar në një mënyrë të veçantë. Oaz gjelbërimi në një qytet të mbipopulluar dhe plot jetë.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

11. Rezervati Kisawa: I ndodhur në ishullin e Mozambikut dhe i shtrirë në 300 hektarë, dhomat ofrojnë një hapësirë të bollshme, teksa natyra ofron relaksin e domosdoshëm larg zhurmës urbane.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

12. Mandarin Oriental Ritz, Madrid: Hoteli historik i ndërtuar 110 vjet më parë sapo ka kaluar një rinovim historik, duke sjellë një ikonë të re neoklasike të mbushur me luks.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

13. Lozha Xigera Safari: E ndodhur në Bostuana shumë pranë natyrës, lejon eksplorimin e një xhungle të paprekur nga aktiviteti njerëzot dhe një safari të paimagjinueshëm.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

14. Castello di Reschio, Itali: Një rezervat privat i mbushur me vila të dekoruara thjesht, por në imazhin klasik italian që do u dhurojë momente qetësie deh relaksi. Një gërshetim i traditës me modernitetin ku nuk mungojnë restorantet dhe gjithë shërbimet e tjera për të cilat mund të keni nevojë.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

15. One&Only, Mal i Zi: I izoluar mes alpeve dhe detit Adriatik përbën atraksionin ideal për pushimet tuaja. Dhomat të ndërtuara me xham dhurojnë një pamje mbresëlënëse.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

16. W, Melburn: Muzika, kultura dhe stili arkitekturor i kryeqytetit australian ofrohen të miksuara në këtë hotel për t’u dhënë eksperiencën autentike të Australisë moderne.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

17. Parku “Fairmont Windsor”: I rrethuar nga një kopsht i mirëmbajtur me mjeshtëri dhe i përbërë nga 200 prona, klasi aristokratik britanik mund të përjetohet më së miri aty.

Hotelet më të veçantë të vitit 2021

Tiranapost.al