Bukuria

Gazetarja Katie Couric: Sekreti im i bukurisë me moshën

Gazetarja Katie Couric: Sekreti im i bukurisë me moshën

Gazetarja Katie Couric ka treguar sekretin e bukurisë së saj dhe atë që mendon për bukurinë në përgjithësi. Ajo është rrëfyer për People

View this post on Instagram

A post shared by Katie Couric (@katiecouric)

“Grimi teksa moshohesh bëhet më interesant, sepse mendoj sa më shmë vendos, aq më shumë plakesh. Ama nëse nuk lyhesh fare, dukesh tmerr.
Ndaj unë mendoj që duhet të ruash masën, teksa lyhesh por mos të përpiqesh të ndryshosh atë që je, apo rrudhat e buzëqeshjes. Që kur nuk jam në televizion çdo ditë nuk më duhet të bëj gjithë ato trajtimet e fytyrës, por vendos pak make up kur jap ndonjë intervistë në Zoom apo në Instagram Live, ose kur jam në ndonjë konferencë apo në ndonjë gjë të tillë. Në përgjithësi nuk vendos më shumë make up. Dhe është e lezetshme se tani njerëzit më thonë: S`na pëlqen më aq shumë të lyer. Mendoj se njerëzit të vlerësojnë kur tregon veten. Më vjen mirë kur dëgjoj njerëz që më thonë: Na pëlqen kështu siç je!
Mendoj që rimeli të bën të dukesh ndryshe. Qerpikët e mi janë të zbehtë dhe sytë e mi gati zhduken kur unë nuk i lyej. Kështu që zgjedh rimelin e L`Oreal. Përdor Lipstick-un gjithashtu. Unë kam ndenjur larg nga trendet e make up-it. Ndoshta e kam tepruar vetëm me përdorimin e rimelin, ndoshta e bëj pak akoma. Mbase ndonjëherë i lyej aq sa sytë më duken si dhelpër dhe kjo nuk është një gjë e bukur për një zonjë. Megjithatë, ndihem me fat që kam punuar me profesionistë të make up-it, me njerëz të talentuar që më kanë bërë të dukem bukur për vite me radhë.
Përsa i përket rutinës time të bukurisë, ne qeshim, se burri më thotë: unë vendos më shumë kremra se ty.
Unë përpiqem të pi shumë ujë që ta mbaj fytyrën dhe gjithë trupin të hidratuar. Përpiqem të ha shëndetshëm. Bistokat jane dobësia ime. Më quajnë Katie dhe jam e varur nga biskotat. Ndaj përpiqem të jem e kujdesshme me shëndetin. Dhe ajo çka ha ndikon në mënyrën si ndihesh. Mënyra si ndihesh, ndikon edhe në pamjen e jashtme e në veprimet e tua. Mund të duket si klishe, por të jetosh një jetë të lumtur, ku je e zënë me veprimtari, kur ke lidhje të ngushta me miqtë dhe familjarët, mendoj që ky është sekreti më i madh i bukurisë.
Kur të shikojmë një grua teksa plaket dhe të vlerësojmë bukurinë që vjen me kohën, atëherë gratë do ndalojnë përpjekjet për t`u dukur më e re. Duhet të fillojmë të vlerësojmë gratë e çdo moshe. Ajo që kam kuptuar unë është që bukuria është gjithëpërfshirëse dhe duhet të fillojmë të vlerësojmë çdo lloj bukurie: nga etnicitete të ndryshme, nga mosha të ndryshme, përmasa të ndryshme. Duhet të kërkojmë pak më thellë, për të gjetur bukurinë.”