Çfarë ka bërë Lindsay Lohan që duket 10 vjet më e re
Lindsay Lohan dhe Netflix na kanë dhuruar të gjithëve me një film tjetër për Krishtlindje ku luan ylli i fëmijërisë së disa brezave e që është bërë yll edhe në pamje.
Në daljet e saj të fundit të promovimit të filmit, në vend që të diskutohet mbi premierën, po flitet vetëm për fytyrën e saj.
Në rrjet po komentohet mbi pamjen e saj që vetëm si 38 vjeç nuk duket.
Disa e gjykuan për teprimin me nderhyrjet estetike, të tjerë u mrekulluan se si kjo grua duket se "po plaket mbrapsht".
Ajo që Lohan ka apo nuk i ka bërë fytyrës së saj nuk është punë e askujt, por për të famshmit, të cilët vërtet jetojnë nën ndriçim dhe gjykim të ashpër, këto zgjedhje në mënyrë të pashmangshme bëhen pjesë e bisedës publike.
"Shpesh kemi një imazh ikonik të një njeriu të famshëm të ngrirë, në një moment të caktuar. Këta njerëz vijnë dhe shkojnë në jetën tonë. Ndërsa të famshmit plaken, ndonjëherë shkëlqimi, ajo rini e përjetshme, humbet. Kështu vendosin që estetikisht ta ringjallin
Syri i njeriut mund të dallojë edhe ndryshime të vogla. Ne me të vërtetë po hyjmë në një epokë të artë në kirurgjinë plastike,” thotë Asaria.
Me qasjen e re ndaj përmirësimeve kozmetike, "rezultati është i freskët dhe i shëndetshëm, por edhe një sy i arsimuar dhe i mprehtë nuk mund ta përcaktojë plotësisht atë që është bërë". Pra thënë më shkoqur, as mjekët estetistë s'mund ta thonë me saktësi se çfarë ka bërë Lohan.
Asaria nuk është i interesuar të marrë pjesë në hamendje rreth operacionit estetik të aktores, por dëshiron të shpjegojë pse po ndodhin këto. Në të kaluarën, thotë ai, “kur dikush i nënshtrohej një operacioni të qepallave ose një ngritje e fytyrës, ata dukeshin më të rinj dhe ndoshta më mirë. Por ishte pak më e qartë se diçka ishte bërë.” Dallimi tani është se shumë pacientë po fillojnë më shpejt, duke bërë rregullime më të vogla. “Ata nuk duhet të presin derisa të avancohen shenjat e plakjes dhe më pas t'i nënshtrohen një përmirësimi”.
Në dekadën e fundit, Lohan padyshim që ka bërë shumë filler.
Vetë Lohan për Allure tha "Unë vetëm kujdesem për lëkurën time". Ajo përmendi trajtimet jo-invazive media-estetike. "Kam provuar Morpheus, IPL dhe lazer," tha ajo. “Përpiqem të mos i bëj shumë, por gjithmonë jam e interesuar se çfarë procedure e re del.”