Çfarë është trajtimi i fytyrës i aktores Mendes që frikësoi ndjekësit (dhe që po mbahet ‘sekret’ nga Hollivudi)

Kur aktorja e njohur Eva Mendes, 46 vjeçe nënë e dy fëmijëve, publikoi këtë foto në Instagram, shumë nga ndjekësit e saj u frikësuan dhe pyetja më e shpeshtë që i bënë ishte: A të jep shumë dhimbje?
Mendes sqaroi:“Çuditërisht jo aspak! Dhe pragu im për tolerancën e dhimbjes është i ulët!”.
Trajtimi në fjalë quhet ‘mono-fije’! Dhe ky trajtim është cilësuar nga mediat e huaja, si një nga ‘sekretet’ e bukurisë së të personazheve të ‘Hollivudit’ dhe si një trend që po përpiqet të mbahet i fshehtë.
Dhe si funksionon?
Ky është një nga trajtimet më të kërkuara nga personazhet e njohur sepse është jo-kirurgjikal dhe ofron tërheqje të lëkurës, që bëhet përmes gjilpërave me fije që vendosen në sipërfaqe të lëkurës, për të ngritur indet.
‘Mono-fijet’ aktivizojnë sintezën e kolagjenit e cila prodhon një efekt gradual të trashjes së lëkurës, shtrëngimit të saj dhe përtëritje. Fijet kanë disa dhëmbëza shumë të vogla. Ky trajtim i jep fytyrës një pamje më të tonifikuar sidomos në pjesën e poshtme, të nofullës dhe të qafës.
View this post on Instagram
Ndërsa fijet përthithen gjatë gjashtë muajve të parë, ato gjithashtu shkaktojnë një rritje në prodhimin natyror të kolagjenit që mund të përmirësojë qëndrueshmërinë e lëkurës deri në një vit.
Procedura njihet si ‘lift i orës së drekës’, sepse është shumë i shpejt , ose si ‘lift sheqeri’, sepse fijet janë të bëra nga një zinxhirë të gjatë të një polisakaridi, një sheqeri.
Sa zgjasin efektet
Trajtimi jep një efekt nga 1 deri në 2 vite në varësi të mbushësit të përdorur, ndërsa mund të përsërisni në 6 ose 12 muaj, në varësi të moshës.
Sa kushton
Çmimi mesatar i këtij trajtimi në botë është rreth 2300 dollarë.
*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al