Bukuria

Çfarë e shkakton ‘lëkurën e pulës’ dhe si ta trajtosh

Çfarë e shkakton ‘lëkurën e pulës’ dhe si

Në muajt e verës sidomos fiksohemi më shumë pas lëkurës, sepse e ekspozojmë më shumë. “Lëkura e pulës” është një prej shqetësimeve dhe ndryshe quhet “keratosis pilaris” dhe shpesh përshkruhet si 'lëkura e pulës' sepse pamja e saj na kujton një zog të sapo rrjepur. Edhe pse është diçka e padëmshme dhe nuk është ngjitëse, lëkura e pulës mund të jetë mjaft e bezdisshme. Dhe nëse nuk trajtohet, mund të përkeqësohet me kalimin e kohës.

Cilat janë shkaqet që dhe si mund të trajtohet?

Ju nuk po hani mjaftueshëm yndyrë

Çfarë e shkakton ‘lëkurën e pulës’ dhe si

Kur përpiqeni të humbni kilogramët shtesë, gjëja e parë që bëni, hiqni dorë yndyra. Por në realitet, eliminimi i yndyrnave të shëndetshme mund të bëjë që të shtoni edhe më shumë në peshë dhe të përkeqësojë lëkurën. Kur trupi juaj nuk merr mjaftueshëm acidet yndyrore thelbësore Omega 3 dhe Omega 6, mund të përjetoni inflamacion të lëkurës.

Çfarë të bëni: Provoni të hani më shumë ushqime që janë të pasura me acide yndyrore. Nutricionistët rekomandojnë përfshirjen e peshkut të egër (jo të rezervuarit) dhe vezëve bio.

Po e pastroni ashpër lëkurën

Çfarë e shkakton ‘lëkurën e pulës’ dhe si

Ndërsa shtresimi normal mund të ndihmojë në zbutjen e ‘lëkurës së pulës’, pastrimet e ashpra të trupit mund ta përkeqësojnë gjendjen ekzistuese.

Po bëni dushe të nxehta

Edhe pse dushet e nxehta nuk do jua shkaktojnë këtë gjendje të lëkurës, ato e përkeqësojnë. Dushi i nxehtë heq yndyrën natyrale të lëkurës tuaj dua e irrituar dhe e lënë të thatë.

Çfarë të bëni në vend të kësaj: Bëni dushe të shkurtra dhe të ngrohtë.

Po konsumoni më shumë qumësht nga sa duhet

Çfarë e shkakton ‘lëkurën e pulës’ dhe si

Shumica prej nesh nuk mund ta imagjinojë një ditë pa një filxhan kafe me qumësht, por produktet e qumështit shpesh shkaktojnë mbindjeshmëri ushqimore dhe të shkaktojnë edhe këtë gjendje të lëkurës.

Çfarë të bëni në vend të kësaj: Lajmi i mirë është se nuk do të duhet të hiqni dorë plotësisht. Thjesht përpiquni t'i eliminoni ato për të paktën 6 javë për të parë nëse gjendja përmirësohet.

Po përdorni sapunë të dëmshëm

Çfarë e shkakton ‘lëkurën e pulës’ dhe si

Për shkak se lëkura e pulës shkaktohet nga grumbullimi i keratinës tek poret, produktet komedogjene të lëkurës mund ta përkeqësojnë atë. Sapuni juaj i preferuar mund të mbajë erë si një kopsht me trëndafila, por ka shumë të ngjarë që përmban aditivë artificialë që mund të bllokojnë poret tuaja dhe të çojnë në inflamacion të lëkurës.

Çfarë të bëni në vend të kësaj: Zgjidhni produkte të butë, hipoalergjik që nuk do të irritojnë lëkurën e ndjeshme.

Keni veshur rroba të ngushta

Çfarë e shkakton ‘lëkurën e pulës’ dhe si

Veshja e rrobave të papërshtatshme nuk është e mirë për shëndetin tuaj për shumë arsye, dhe ndër ndërlikimet e tjera, mund të përkeqësojë lëkurën e pulës. Rrobat e ngushta nuk e lënë lëkurën të marrë frymë dhe mund të shkaktojnë fërkime që çojnë në acarim të mëtejshëm të lëkurës.

Çfarë të bëni: Vishni rroba të lehta, material pambuku.