Bukuria

Dr. Shah i TikTok: Kujdes! Jo çdo trend bukurie ia vlen

Dr. Shah i TikTok: Kujdes! Jo çdo trend bukurie ia vlen

Jo të gjitha tendencat virale të bukurisë ia vlejnë.

Për këtë ka folur Dr. Muneeb Shah—influencuesi numër një i dermatologjisë që njihet në gjithë botën përmes TikTok-ut.

“Unë mendoj se çdo gjë që shihni e që shfaqet si trend nuk do të thotë që ia vlen. Unë thjesht jam pak skeptik dhe do të merrja pak më shumë kohë për të parë a do të zgjasë një javë ky trend apo vetëm një ditë. Edhe kur vjen fjala për të mbushur fytyrën. Merrni kohën tuaj për çdo gjë. Është lëkura juaj. Është gjëja që të gjithë shohin kur ju takojnë për herë të pare”, thotë doktori.

Dhe ndërsa disa trajtime DIY (të bëra në shtëpi) po bëjnë xhiron e rrjetit– të tilla si peeling kimik të bërë në shtëpi, maska ​​​​për fytyrën dhe grimi me pika – shumë prej tyre nuk ia vlen as të provohen.

Doktori përmend disa prej këtyre trajtimeve.

“Njerëzit marrin limon, gëlqere, sodë buke, i përziejnë së bashku dhe më pas e aplikojnë atë në fytyrë. Askush s`e di sa e sigurt është ajo përbërje. Ç`pH ka dhe sa mund ta irritojë lëkurën? Me të vërtetë që nuk është nevoja për to”, thotë mjeku.

“Patjetër që do të shmangja mikrogjilpërën në kushte shtëpie. Nuk jam as adhurues i Dermarolling, sidomos nëse nuk e pastroni mirë pajisjen. Këto janë gjërat që rekomandoj t`i shmangni”, shton ai.

Dr. Shah thotë se e rëndësishme është gjithmonë të takoni dermatologun. Edhe nëse në qytetin ku jetoni nuk ka shumë mundësira. Duhet gjetur momenti.