Bukuria

Blogerja dhe ‘personal shopper’ Elona Varfi ndan rutinën e kremrave të saj

Blogerja dhe ‘personal shopper’ Elona Varfi ndan me Lifestyle-n e Tiranapost rutinën e kremrave të saj. Në rubrikën tonë për kremrat do të sjellim personazhe të fushës së modës që të na tregojnë çfarë ato përdorin vetë dhe jo ato që reklamojnë. Qëllimi ynë është të sjellim informacionin e duhur për ju!

Blogerja dhe ‘personal shopper’ Elona Varfi ndan rutinën e

Nga Elona Varfi/ Rutina ime e fytyrës!

Po listoj 7 produket kryesore që përdor dhe sugjeroj për kujdesin e lëkurës të cilat nuk mungojnë në ritualin tim mëngjes dhe darkë. Kam provuar shumë derisa kam zgjedhur këto produkte.

1. Pastrues Dr Barbara Strum enzyme cleanser

Blogerja dhe ‘personal shopper’ Elona Varfi ndan rutinën e

Një pastrues pluhur me kokrriza enzimatike dhe i infuzionuar me vitaminë C që kur miksohet me ujë transformohet në një si krem pastrues i cili pastron pa irrituar dhe lë një lëkurë të butë dhe të rivitalizuar.

2. Lotion Biologique Recherche P50

Blogerja dhe ‘personal shopper’ Elona Varfi ndan rutinën e

Rituali i locionit P50 është një nga produktet kryesore në ritualin tim ndaj kujdesit të lëkurës, gati i pazëvendësueshëm do thoja pasi jo vetëm që pastron dhe rigjeneron lëkurën dhe ruan pH e epidermës, por ndihmon dhe rregullon sekretimin e tepërt të sebumit. Një locion magjik dhe shumë intensiv.

Disclaimer: nqs keni fytyrë delikate duhet të konsultoheni me mjekun përpara se ta përdorni)

3. Serumi Professional Obagi Vitamin C 20% është Serumi im i preferuar për paradite.

Blogerja dhe ‘personal shopper’ Elona Varfi ndan rutinën e

Ai është antioksidues, ndriçon dhe parandalon dëmtimet në të ardhmen, një domosdoshmëri në çdo rutinë. Ndihmon shumë për eliminimin e njollave të diellit si dhe rritjen e kolagjenit dhe elastinës. Edhe ky është një produkt i pazëvendësueshëm në rutinën e fytyrës time. Kur më ka mbaruar dhe kam përdorur serum tjetër me Vitamin C, e kam kuptuar dhe vlerësuar dhe më shumë cilësinë e Obagi serum.

4. Serumi Hidratues Revitalizues i La Mer për në darkë.

Blogerja dhe ‘personal shopper’ Elona Varfi ndan rutinën e

Pak pika të këtij serumi të një përzierje të fuqishme Algash mjaftojnë për të kthyer shkëlqimin natyror të lëkurës tuaj dhe një hidratim intensiv.

5. Sisley Sisleÿa L'Integral Anti-Age Contour for Eyes-

Blogerja dhe ‘personal shopper’ Elona Varfi ndan rutinën e

Ky krem ??kundër rrudhave nga Sisley ndihmon për të luftuar shenjat e plakjes përfshirë ato që lidhen me stilin e jetës (make up etc)

6. Paradite kremi La Mer SPF 50

Blogerja dhe ‘personal shopper’ Elona Varfi ndan rutinën e

Një mbrojtje fizike ndaj diellit me bazë minerale me mbrojtje UVA / UVB, kjo është mbrojtja më e mirë që lëkura juaj mund të marrë nga dëmtimet në të ardhmen dhe shenjat e plakjes. ( cdo krem me SPF 50 duhet të bëhet pjesë e ritualit të fytyrës pa dallim moshe).

7. Augustinus bader The Rich Cream- all day cream

Blogerja dhe ‘personal shopper’ Elona Varfi ndan rutinën e

Një hidratues unik, një produkt jo okluziv që nuk bllokon poret, por tërheq ujë në sipërfaqen e lëkurës duke e lënë lëkurën tuaj të hidratuar dhe vitale. ( Infused with the brand's rejuvenating Trigger Factor Complex (TFC8®?)

Gjatë fundjavës mundohem t`i dhuroj vetes pak kohë për një maskë relaksuese nga të cilat preferoj 111 Skin ROSE GOLD BRIGHTENING FACIAL MASK e cila ka një efekt qetësues dhe ndriçues për fytyrën ose ZO Skin Health Brightening Masque që bën pikërisht atë që thotë, një efekt ndriçues dhe zvogëlon pigmentimin.

Blogerja dhe ‘personal shopper’ Elona Varfi ndan rutinën e

Gjithmonë përdor masazhuesin e fytyrës(facial roller Rose Quartz ) për të stimuluar rrjedhën e gjakut, duke ndihmuar në thithjen e serumeve dhe maskave.