Bukuria

Beauty nostalgia: Makeup-i që rikthen trendin e viteve më parë

Beauty nostalgia: Makeup-i që rikthen trendin e viteve më parë

Rinia në aspektin fizik nuk kthehet më, por trendet e makeup-it po. Të gjithë i mbajnë mend trended e dekadave të kaluara ku sytë lyheshin me tone të forta, buzët vijëzoheshin jashtë kontureve të tyre ndërsa mollëzat me nuancën e ngjyrës rozë. Ndoshta për nostalgjikët ky është një lajm i mirë dhe është koha t’i futen punës, ndërsa për të tjerë mund të jetë i çudtishëm dhe aspak fresh.
Më poshtë do gjeni disa nga trendet që janë rikthyer:

Toni blu i syve

Nëse nuk përdoret toni, është rimeli me ngjyrë blu që këtë vit sipas prodhuesve të produkteve kozmetike kanë pasur një rritje në shitje.
MAC raporton se shitjet e rimelit të tyre në Tilt, janë rritur me dy herë e gjysmë midis marsit dhe qershorit të këtij viti.

Beauty nostalgia: Makeup-i që rikthen trendin e viteve më parë
Beauty nostalgia: Makeup-i që rikthen trendin e viteve më parë

Body Spray

Jo vetëm adoleshentet po përdorin Body Spray ku dominon aroma e ëmbël. Duket se vazhdon të jetë komode dhe për të mos marrë me vete parfumin e mirë me aromë më të sofistikuar. Tashmë spraji i trupit vjen në marka, aroma dhe lloje të ndryshme, të cilat janë më të sugjeruara të përdoren gjatë ditëve të nxehta, pasi të japin edhe ndjesinë e freskisë.

Beauty nostalgia: Makeup-i që rikthen trendin e viteve më parë

Buzët që lyhen me kalimin e kontureve

Për ata që nuk duan të përdorin fillers për buzët tashmë mund të ndihen mirë, pasi është rikthyer trendi i kalimit të kontureve të buzëve në lyerjen e tyre. Tendenca u rikthye për herë të parë në Tik Tok. Ka disa truke, ku mund të përdoren dy ngjyra të ndryshme, tek konturet më e fortë dhe mbushësi në ngjyrë më neutral. Lapsi i buzëve të MAC në ngjyrën kafe e hapur pati momentin e shkëlqimit në vitet '90, por duket se edhe tani drejt asa rruge po shkon.

Beauty nostalgia: Makeup-i që rikthen trendin e viteve më parë

Mollëzat rozë

Nga ngjyra e bronxtë, këtë verë dominon ngjyra rozë në mollëza. Sipas ekspertëve kjo ngjyrë përdoret më së shumti nga modelet në Instagram të cilat duan të theksojnë tiparet e tyre. Sidoqoftë toni i lëkurës, ngjyra rozë në mollëza jep freski dhe këtë verë mos kini frikë të guxoni.

Beauty nostalgia: Makeup-i që rikthen trendin e viteve më parë

*Tiranapost.al.