Barbie botoks, një tendencë e rrjeteve sociale që po shkatërron vetëvlerësimin e të rinjve
Ajo që vitet e fundit ishte përcaktuar si 'sindroma Barbie dhe Ken' duket se do të vazhdojë të ketë mijëra ndjekës në të gjithë botën, kjo falë edhe suksesit të madh të filmit 'Barbie' me regji të Greta Gerëig dhe bashkëprodhuar nga vetë Mattel.
Mattel është kompania që ka krijuar kukullën që prej 1959-ës.
Sindroma Barbie dhe Ken, siç njihet, sigurisht që prek subjektet më të brishta, me identitete jo të përcaktuara mirë, të cilët, përmes operacioneve të gjata, të shtrenjta dhe të dhimbshme, përpiqen t'u ngjajnë këtyre personazheve joreale. Është vërtetuar tashmë se ky është një çrregullim i vërtetë psikiatrik.
Sot gjendemi përballë një trendi të ri të nisur nga një influencuese shumë e njohur amerikane në TikTok, Isabelle Lux, e cila me shumë entuziazëm dhe me zë të lartë pretendon 'shpikjen e saj', Barbie Botox, pra një trajtim mjekësor, estetik që përmes injektimit të toksinava si botulinum në muskujt e trapezit të vendosur në bazën e qafës i paralizon përkohësisht, duke e bërë kështu qafën e personit të duket më e gjatë dhe më e hollë, njësoj si ajo e Barbie-t të famshme.
Diçka kjo për të cilën folën edhe dy mjekët e ftuar në ZëMeMirënPodcast, Rezarta Kapaj dhe Burak Koza.