Bukuria

9 arsye pse floku yt mund të jetë i vdekur dhe vetëm një mënyrë për t`i dhënë jetë

9 arsye pse floku yt mund të jetë i vdekur dhe vetëm një

Në mesin e verës është e zakonshme të jesh e pakënaqur me flokët. Dielli ka bërë të vetën, edhe nëse s`e ke çelur sezonin e plazhit. Rrezet Ultra Violet e kanë dëmtuar fijen dhe sigurisht që dielli nuk është i vetmi përgjegjës. Gerta Shehu e G-Studio, një prej salloneve më të njohur në Tiranë, rendit gjithë arsyet e tjera që mund të kenë ndikuar në një flokë pa jetë. Në fund ka edhe një propozim se si mund ta zgjidhësh.

“A mendoni se flokët tuaj janë të thatë pa gjallëri… ?!

Përdorimi i kimikateve (të tilla si ato që përmbahejnë disa shampo ose boja e flokëve);

Ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve UV, ujit të kripur, ndotësve të ajrit dhe faktorëve të tjerë mjedisorë;

Disa medikamente;

Stresi psiko-fizik

Zakoni i pirjes së duhanit; Mund të jetë shkaku i humbjes së një prej faktorëve më të rëndësishëm të flokëve, Keratinës!”, shkruan Gerta.

Më pas shpjegon me pak fjalë rëndësinë e Keratinës.

“Keratina është një nga përbërësit kryesorë të fibrave të flokëve, duke qenë i pranishëm në një përqindje midis 65% dhe 96%. Ajo është një proteinë themelore për flokët, shumë rezistente dhe e patretshme në ujë, e përbërë nga zinxhirë të gjatë të aminoacideve, në të cilët janë ndërfutur vitamina dhe elementë të ndryshëm. Kështu që jini të kujdesshme! Mbroni dhe trajtoni klokët tuaj gjatë verës".

9 arsye pse floku yt mund të jetë i vdekur dhe vetëm një

Zgjidhja? Trajtimi!

Për t`i rikthyer flokëve gjallërinë Gerta ka një ftesë: “Kënaquni në një ditë përkëdhelëse në #GStudio!”

*Për të lënë një takim mund të kontaktosh në këtë numër 0692100280. Ose hidhi më parë një sy në faqen e Instagramit.