6 përbërës natyralë për të rritur volumin e qerpikëve

Ndër kuriozitetet për t'u njohur më shumë me qerpikët është aftësia e tyre për të thithur substanca: kjo do të thotë se ata ruajnë të gjithë përbërësit shërues me shumë aftësi dhe lehtësi.
Duke përfituar nga vetitë e disa përbërësve natyralë: ato mund të transformojnë rutinën e bukurisë së qerpikëve. Qëllimet përfundimtare janë hidratimi, rimbushja, lustrimi dhe forcimi i tyre. Ka gjashtë përbërës të dobishëm që ndihmojnë për të pasur qerpikë voluminozë.
Ekstraktet e filizave të fasules: Ato forcojnë qerpikët, duke shtyrë procesin e plakjes. Ato ndihmojnë edhe në luftën kundër rënies së tepërt të qerpikëve, duke përforcuar bazën.
Vitamina E: E konsideruar si antidoti për rininë, vitamina E forcon boshtin e qerpikëve duke stimuluar të gjitha sjelljet e virtytshme të flokëve.
Vazelina: Të paktën tre ditë në javë aplikoni një sasi të vogël vazeline në qerpikët para gjumit dhe lajeni në mëngjes.
Çaji jeshil: Aplikoni çdo ditë çaj jeshil të freskët dhe pa sheqer në qerpikët me një top pambuku.
Vaji i ricinit: Aplikoni një sasi të vogël vaj ricini në qerpikë çdo natë para gjumit dhe lajeni në mëngjes.
Aloe vera: Aplikoni një sasi të vogël xheli aloe vera në qerpikët para gjumit dhe lani atë në mëngjes.
Masazh i qepallave: Masazhoni butësisht qepallat përgjatë vijës së qerpikëve.
Tiranapost.al