Bukuria

5 divanët që kanë “pushtuar” Instagramin

5 divanët që kanë “pushtuar” Instagramin

Çdo sezon të ri, duket se del diçka që çdokush që ti ndjek në Instagram e ka dhe shfaqet përditë në “feed-in” tënd. Përsa i përket aredimit të brendshme të shtëpive, detaji stilistik që bie më tepër në sy është gjithmonë divani dhe format e shumta me të cilat ai paraqitet. Ky efekt shtohet më tepër në një vit pandemie, kur të gjithë po kalojmë shumë më tepër kohë në divanet dhe gjithmonë ja vlen të rrish në një ambjent që duket bukur. Ja pesë dizajnet e divanëve që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale aktualisht.

1. “Camaleonda” nga Mario Bellini dhe B&B Italia

5 divanët që kanë “pushtuar” Instagramin

Fillimisht u dizenjua në vitin dhe që prej asaj kohe ka qenë një ikonë e stilimit italian. B&B Italia e rifuti në treg vitin e kaluar këtë divan me ngjyra të reja dhe duke e përshtatur për epokën bashkëkohore.

2. “Pumpkin” nga Pierre Paulin për “Ligne Roset”

5 divanët që kanë “pushtuar” Instagramin

Këto divanë u dizenjuan ekskluzivisht për Pallatin Presidencial të Francës gjatë administratës të Georges Pompidou. Divani jep një komfort të plotë me “guackën” e vet mbrojtëse që e rrethon. Dizenjatori francez, Fleur Delesalle i ka risjellë për publikon e vitit 2021.

3. “Sesann” nga Gianfranco Frattini për “Tacchini”

5 divanët që kanë “pushtuar” Instagramin

Fillimisht u dizenjua nga Gianfranco Frattini në vitin 1970 dhe u rikthye në qarkullim në vitin 2015. Ndonëse shpeshherë “neglizohet”, është një divan që çdo njeri do të donte ta kishte.

4. “Togo” nga “Ligne Roset”

5 divanët që kanë “pushtuar” Instagramin

Për më shumë se 40 vjet, divani Togo ka qenë dizajni më i përdorur për prodhuesit dhe së fundmi e kemi parë të riktheet në modë, me pak ndryshime stilistike. Ajo është shfaqur në një floral skandinav (siç duket dhe në foto) dhe po përhapet gjithnjë dhe më tepër në rrethet e modës. E krijuar për t’u mbledhur me miqtë, forma e saj është njëkohësisht “casual”, por edhe estetikisht tërheqëse duke i dhënë atë rehati të bukur, si e mesmja e artë që duam të arrijmë me stilimin e shtëpisë sonë.

5. “Le Bambole ‘07” nga Mario Bellini për B&B Italia

5 divanët që kanë “pushtuar” Instagramin

Bellini ka ditur si të dezinjojë një divan që nuk del nga moda me kalimin e kohës dhe që është njëkohësisht i rehatshëm. Në vitin 1979 ka fituar çmimin prestigjoz “Compasso d’Oro”. Përzierja e lehtë e formës dhe materialit e bën që ky divan i dizenjuar dhjetëra vite më parë ende të ketë apelin e vet estetik kaq vite më vonë.

Tiranapost.al