11 truke bukurie të të famshmeve që duken të çuditshme, por funksionojnë

Në ditët e sotme ka shumë produkte për të përmirësuar pamjen dhe të parat që kanë mundësinë të kenë akses në gjërat më të kushtueshme, janë të famshmet. Megjithatë, më shumë sesa markave, ato u kanë besuar disa trukeve. Mund të duket të çuditshme disa prej tyre, por ia vlejnë sepse kanë efekt.
Lady Gaga vendos shirit në fytyrën e saj për të ngritur zona të caktuara, zakonisht tek mollëzat apo sytë. Ajo e ka një proces të rëndësishëm jo vetëm fizik, por edhe shpirtëror.
Kate Hudson e zhyt fytyrë në akuj. E mban 1 minutë në ditë të zhytyr dhe i rikthen ngjyrën dhe freskinë në këtë mënyrë.
Cameron Diaz aplikon pika për aknet. Sekretin e ka treguar grimieri i saj. Ajo hedh një ilaç që parandalon infeksionet në lëkurë dhe pastaj i hedh sipër pikat që përdoren për sytë. Ky medicament shmang ënjtjen dhe skuqjen.
Chloë Grace Moretz e lan fytyrën me vaj ulliri. Ju mund të mendoni se aknet dhe vaji i ullirit nuk kanë asnjë lidhje bashkë, por aktorja që ka vuajtur nga puçrat, është e sigurt që mrekullinë e ka bërë vaji.
Cardi B e rruan fytyrën. Para çdo grimi ajo e rruan gjithë fytyrën për t`i hequr pushin e bardhë dhe për ta bërë më të butë.
Shailene Woodley përdorte shampo një herë në muaj. Kur i kishte flokët e shkurtër, ajo i lante me shampo një herë në muaj. Sa më shumë me yndyrë, aq më mirë i bën rrënjës, sipas aktores.
Julianne Hough i zbardh dhëmbët me shafranin e Indisë. Meritë e shafranit është bardhësia e këtyre dhëmbëve.
Laverne Cox e lan fytyrën me shampo bebi. “Nëse është e butë për një fëmijë, atëherë është e butë edhe për mua”, thotë ajo.
Salma Hayek nuk e lan fytyrën në mëngjes. Larja e fytyrës dhe syve është një nga gjërat e para që thuaje çdo njeri bën sapo zgjohet në mëngjes, por jo për Salma Hayek. Asaj i ka thënë njëherë gjyshja që të mos e lajë në mëngjes sepse i dëmton yndyrën dhe pH.
Margot Robbie i lyen buzët me kremin që përdoret për skuqjen e bebave nga pelenat.
Nicole Kidman i lan flokët me pije. Për shembull, nëse i ke flokët e kuq, laji me luleshtrydhe, thotë Nicole. Kjo i bën të shkëlqejnë më shumë.
Tiranapost.al