BOTA

Zelensky takohet me mbretin Charles

Zelensky takohet me mbretin Charles

Presidenti Zelensky është takuar me mbretin Charles në Pallatin Buckingham, si pjesë e vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo është hera e parë që Mbreti Charles takon Presdentin e Ukrainës.

Zelensky ka thënë pas takimit se i është mirënjohës mbretit Charles për “mirëpritjen e ngrohtë” këtë pasdite dhe për “mbështetjen e qytetarëve ukrainas që janë strehuar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Zelensky takohet me mbretin Charles

“Është nder për mua që të jem presidenti i parë i Ukrainës në historinë e marrëdhënieve ukrainas-britanike që do të nderohem nga monarku britanik me një audiencë”, shkroi Zelensky në Instagram.

Mbreti Charles ka mbështetur që prej fillimit të luftës Ukrainën.

Pas pushtimit rus, Princi i atëhershëm i Uellsit dënoi “agresionin brutal” në një gjuhë shumë më të fortë se tonet mbretërore zakonisht neutrale.

Zelensky takohet me mbretin Charles

Mbreti vendosi të vizitojë komunitetin ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar dhe të takojë ata që ndihmojnë refugjatët.

Zelensky takohet me mbretin Charles

Charles ishte i pari mbretëror që shkoi në rajonin ku miliona refugjatë po kalonin kufirin nga Ukraina, në një vizitë të papritur në Rumani majin e kaluar.

Presidenti Zelensky zhvilloi sot vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga pushtimi i Ukrainës pothuajse 12 muaj më parë.

Zelensky takohet me mbretin Charles

Ai takoi kryeministrin Rishi Sunak dhe më pas u nis në Doëning Street dhe Ëestminster, ku ai iu drejtua të dy dhomave të Parlamentit.

Zelensky takohet me mbretin Charles

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar, Britania e Madhe ka shpenzuar 2.3 miliardë paund për ndihmën ushtarake, duke e bërë atë donatorin e dytë më të madh pas SHBA-së.