BOTA

Ylli amerikan i “Dancing With the Stars” Cheryl Burke ndan në rrjetet sociale historinë e abortit kur ishte 18 vjeç

Ylli amerikan i “Dancing With the Stars” Cheryl Burke ndan në

Modelja, prezantuesja dhe balerina e njohur amerikane Cheryl Burke ka ndarë përmes një videoje në Tik Tok përvojën e saj personale me abortin kur ajo ishte në moshën 18-vjeçare.

20 vite më vonë, ajo shprehet se nuk është penduar për këtë vendim, megjithë kundërshtitë edhe të kohës për ndërprerjen e një shtatzënie. Fituesja e parë e “Dancing With the Stars” në Amerikë thotë se nuk do të ishte kjo që është sot nëse do të bëhej nënë që atëherë, në moshë aq të re, madje thotë me bindje se nuk do të ishte as një nënë e mirë.

Ylli amerikan i “Dancing With the Stars” Cheryl Burke ndan në

“Më peshon rëndë në zemrën time, sepse kam bërë një abort kur isha 18 vjeç dhe nëse nuk do të ekzistonin qendrat e planifiimit familjar sot do të isha nënë dhe jo vetëm që nuk do të kisha qenë një nënë e mirë por as nuk do isha sot këtu due folur me ju sot,” shprehet ajo në një rrëfim të sinqertë për ndjekësit e saj.

E rebeluar me vendimin e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar ligjërisht abortin ajo thotë se cdokush duhet të protestojë sot, sidomos për ato vajza e gra që mund të jenë viktimë e abuzimit dhe përdhunimit dhe tashmë iu duhet të sjellin me detyrim në jetë fëmijën e ngjizur si pasojë e dhunës.

“Ju po na hiqni të drejtën mbi trupin dhe lirinë tonë. Trupat tanë nuk kanë të bëjnë me askënd tjetër, apo jo? Ky është një vendim që duhet të marrim ne. Unë bëra një abort ndërsa po kaloja një tranzicion vërtet të madh në jetën time. Ndonëse po praktikoja seks të sigurt u gjenda një ditë dy javëshe shtatzënë. Më kujtohen prindër që mbanin tabela kundër abortit dhe vetëm kjo ishte traumatike. Mbi të gjitha, i gjithë procesi është traumatik dhe fakti që tani po e bëni të paligjshme që ne femrat të marrim këtë vendim për trupin tonë është absolutisht marrëzi,” thotë më tej ajo.

Ylli amerikan i “Dancing With the Stars” Cheryl Burke ndan në

Ajo u bëri thirrje njerëzve të mendojnë për pasojat e mundshme të kufizimeve dhe theksoi zhgënjimin e saj me vendimin që ajo e quan madje sulm personal.

“Më vjen keq për të gjitha gratë atje jashtë që janë aktualisht shtatzëna, ose mund të jenë viktima të përdhunimit, ose abuzimit dhe tani janë shtatzënë,” tha ajo. “Ky është një lajm i tmerrshëm për ju dhe për këdo që duhet të merret me këtë në të ardhmen. Kjo është absolutisht absurde dhe unë do mbështes gjithmonë njerëzit që janë gjithashtu dakord me mua ndaj besoj se duhet të vazhdojmë të luftojmë. Ne nuk duhet të ndalojmë së luftuari për të drejtat tona si gra,” shprehet Burke.