Video/Uragani Ian mbërrin në Florida, miliona banorë të rrezikuar

Uragani Ian ka mbërritur në shtetin e Floridës. Me një shpejtësi të erërave që variojnë në rreth 155 km/h, ky uragan është vetëm 2 km/h larg Kategorisë 5, që është edhe kategoria më e rrezikshme për klasifikimin e uraganëve.
Qendra Kombëtare e Uraganëve ka paralajmëruar për një stuhi vdekjeprurëse, erë katastrofike dhe përmbytje në gadishullin e Floridës, ndërsa miliona banorë janë evakuar.
Nuk është ende e qartë ku uragani “Ian” do të ketë epiqendrën, por guvernatori Ton DeSamtis tha se gjurmuesit e motit tregojnë se uragani do të godasë qytetin e Charlotte.
Aktualisht shteti i Floridës ka 160,000 konsumatorë pa energji elektrike.
Sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, uragani Ian do të ketë ndikime katastrofike dhe paralajmëroi njerëzit që nuk janë evakuuar për t’u siguruar që po e vendosin veten dhe familjet e tyre në një vend të sigurt.