BOTA

Vendet e BE nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët për të vepruar kundër Rusisë

Vendet e BE nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët për

Negociatat për planet e ashpërsimit të sanksioneve të BE kundër Rusisë paraqesin vështirësi. Në bisedimet e para të Komisionit Europian dhe shteteve anëtare, Hungaria dhe Qiproja kanë refuzuar një kufizim të çmimit për naftën ruse, bëhet e ditur nga Brukseli. Pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm në Rusi nga ana e presidentit Putin, ministrat e Jashtëm të BE dhe të shtatë vendeve lidere demokratike ekonomike, (G7) javën e kaluar bënë të ditur sanksione të tjera kundër Moskës. Kufizimi i çmimit të naftës duhet të ishte baza e tyre. Një limit për çmimin do të bënte që Rusia të ndalte furnizimet.

Vendet e BE nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët për

Kreu i qeverisë hungareze, Viktor Orban ka bërë përgjegjëse masat ndëshkuese të BE për rritjen masive të çmimeve për konsumatorët. Qiproja nga ana e saj do të mbrojë kompanitë e lundrimit që furnizojnë me naftë ruse vende të treta. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto kritikoi në kuadër të konferencës vjetore të Agjencisë Ndërkombëtare Atomike në Vjenë "pengesat për investime në sektorin nuklear". Hungaria kërkon të ndërtojë dy reaktorë atomikë në bashkëpunim me koncernin rus, Rosatom. Gjermania ndër të tjera punon në Bruksel për fundin e bashkëpunimit nuklear me Rusinë. Të gjitha sanksionet kundër Rusisë kërkojnë vendim unanim të vendeve anëtare.

Asnjë zgjidhje për dezertorët rusë

Po ashtu vendet e BE kërkojnë një kurs të përbashkët për mënyrën e veprimit me ata rusë që nuk duan të shkojnë në luftë në Ukrainë dhe e braktisin vendlindjen. Një takim krize i 27 i ambasadorëve të vendeve anëtare nuk solli asnjë zgjidhje. Presidenca çeke ka bërë të ditur, se Komisionit Europian i është kërkuar që rregulloret për dhënien e vizave "t'i verifikojë, t'i vlerësojë dhe t'i aktualizojë duke marrë në konsideratë shqetësimet e sigurisë së vendeve anëtare".

Pasi Rusia bëri të ditur mobilizimin e pjesshëm të popullsisë, vende si Gjermania e të tjerë kërkojnë një qëndrim të përbashkët për trajtimin e dezertorëve rusë. Pozicionet mes vendeve anëtare janë megjithatë të largëta. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser premtoi azil për dezertorët rusë. Vendet e tjera si ato baltike dhe Polonia e refuzojnë këtë në mënyrë strikte.

Vendet e BE nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët për

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrileius Landsbergis tha se Lituania nuk do të ofrojë azil për ata "që i ikin përgjegjësisë". "Rusët duhet të qëndrojnë dhe luftojnë kundër Putinit", shkroi Landsbergis në Twitter./DW