BOTA

Tre muaj gjendje e jashtëzakonshme në 10 qytetet më të prekura nga tërmeti në Turqi

Tre muaj gjendje e jashtëzakonshme në 10 qytetet më të

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj pas tërmetit tragjik në kufi me Sirinë që ka tejkaluar deri më tani 5000 viktima në dy vendet.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë për qytetet më të prekura: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilisi.

Tre muaj gjendje e jashtëzakonshme në 10 qytetet më të

“Jemi përballë një prej fatkeqësive më të mëdha, jo vetëm në historinë e republikës sonë. Shteti ynë ka nisur të punojë në zonat e fatkeqësisë me të gjitha institucionet”, tha Erdogan.

Në Turqi dhe Siri vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat e mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën këto dy shtete.