BOTA

Tjetër sulm në një shkollë në SHBA, vriten 3 fëmijë dhe 3 anëtarë të stafit mësimor

Tjetër sulm në një shkollë në SHBA, vriten 3

Tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë nga të shtënat në shkollën fillore në Nashville të ShBA.

Sulmi sipas policisë u krye nga një 28-vjeçare, e cila po ashtu mbeti e vrarë nga forcat e rendit që ndërhynë pas ngjarjes.

“3 nxënës dhe 3 anëtarë të stafit të Covenant School u qëlluan për vdekje nga një grua 28-vjeçare nga Nashville”, tha policia në një postim në Twitter.

Zonja e Parë, Jill Biden, reagoi menjëherë ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Sapo mësuam për një tjetër sulm në shkollë. Dhe unë jam vërtet pa fjalë. Fëmijët tanë meritojnë më mirë,” tha zonja e parë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u bëri thirrje ligjvënësve, përfshirë republikanët, të miratojnë legjislacionin për sigurinë e armëve.

“Sa fëmijë të tjerë duhet të vriten përpara se republikanët në Kongres të veprojnë për të ndaluar përdorimin e armëve”, tha ajo.

Ky është sulmi i 129-të masiv në SHBA vetëm këtë vit.