BOTA

The New Royals, libri më i ri që zbulon të vërteta të tjera për Meghan Markle

The New Royals, libri më i ri që zbulon të vërteta të

Libri më i ri botuar nga Katie Nicholl, The New Royals: Trashëgimia e Mbretëreshës Elizabeth dhe e ardhmja e kurorës, ka zbuluar disa të vërteta të tjera në lidhje me marëdhënien mes Kate Middleton dhe Princit William me të vëllanë, Harry dhe Dukeshës së Sussex Meghan Markle.

Një ekstrakt i librit, i cili u botua në Vanity Fair, tregon se si gjithçka ndryshoi për William dhe Kate, menjëherë pasi Princi Harry dhe Meghan dolën publikisht me lidhjen e tyre.

“Kate Middleton dhe Princi William ndjenë se duhej të përmirësonin imazhin e tyre kur Meghan Markle u fejua me Princin Harry dhe magjepsi publikum”, pohon Katie Nicholl në librin e ri.

Ajo tregon në veçanti një episod në një studio televizive, të parën ku ata u shfaqën të katërt dhe ku Meghan shkëlqeu me përgatitjen dhe mënyrën e saj të të folurit në publik.

The New Royals, libri më i ri që zbulon të vërteta të

Ky moment përshkruhet madje si një alarm për Kate dhe William.

Ishte muaji shkurt i vitit 2018 kur të dy ciftet mbretërore morën pjesë në një forum, gjatë të cilit folën për projektet e tyre të bamirësisë.

Nicholl shkruan në librin e saj se Meghan ishte “ylli” absolut i katërshes, duke treguar zgjuarsinë dhe sharmin e saj ndërsa fliste në panel dhe u përgjigjej pyetjeve.

Ajo citon një burim i cili më pas thotë se, “ky ishte një moment zgjimi për William dhe Kate pasi ata kuptuan se Meghan ishte shumë mbresëlënëse, shumë e sigurt dhe shumë e aftë”.