Video/Stuhia e madhe e rërës përfshin Kanalin e Suezit

E Shtunë 3 Qershor 2023, 14:01
TiranaPost
Një video e postuar në internet tregon një stuhi rëre që rrethon Kanalin e Suezit, e cila çoi në mbylljen e dy porteve nga autoritetet.
Pjesë të Egjiptit janë goditur nga retë e pluhurit dhe rërës.
Një person vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën, kur një billboard u shemb si pasojë e stuhisë së rërës që përfshiu kryeqytetin e Egjiptit Kajro.
Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë.