BOTA

Qendra e djathtë në Itali thyen heshtjen, flasin postojnë dhe bëjnë parashikime për fitoren

Qendra e djathtë në Itali thyen heshtjen, flasin postojnë dhe

Mbi 50 milionë italianë votojnë sot për zjedhjet parlamentare. Ndërsa kutitë janë hapur që në mëngjes dhe pritet të mbyllen një orë para mesnatës, për qendrën e djathtë heshtja zjedhore thuajse është një term i shkuar.

Të tre liderët në një mënyrë apo një tjetër e kanë shfrytëzuar edhe ditën e sotme jo për tu bërë thirrje zgjedhësve të votojnë, por për fushatë.

Ata flasin dhe postojnë video, bëjnë parashikime dhe shfaqen të sigurt për fitoren.

“Dita e humbjes? Nuk është sot”. Kështu u shpreh Giorgia Meloni në një video, ndërsa është e vetmja nga liderët që ende nuk ka votuar por e ka lënë ta bëjë në orët e vona të mbrëmjes.


Më herët ajo postoi edhe këtë foto:

Qendra e djathtë në Itali thyen heshtjen, flasin postojnë dhe

Po ashtu edhe Salvini ka deklaruar se partia e tij do të jetë fituese, madje ai tha se e ka që tani në kokë qeverinë e ardhshme. “Nesër kalojmë nga fjalët te angazhimet konkrete. I kemi të qarta idetë,” deklaroi Matteo Salvini pas votimit në Milano. “Unë kam dhe ekipin qeveritar në mendje, - shtoi ai.

Qendra e djathtë në Itali thyen heshtjen, flasin postojnë dhe

Presidenti i Forza Italia, Silvio Berlusconi ka shuar edhe më tej duke deklaruar se do të jetë ai projektuesi i qeverisë së ardhshme. “Në përgjithësi, në botë ka mungesë liderësh. Salvini është mirë por nuk ka punuar kurrë”, tha ish-kryeministri pas votimit në Milano nën shoqërinë e partneres së tij Marta Fascina.

Qendra e djathtë në Itali thyen heshtjen, flasin postojnë dhe

Pjesëmarrja e regjistruar deri më tani e votuesve është 19.21%, shifër e përafërt me atë të zgjedhjeve të vitit 2018.