BOTA

Politika botërore për tre ditë "kyçet" në kështjellën e alpeve bavareze

Politika botërore për tre ditë "kyçet" në

Krerët e shteteve dhe qeverive të G7 u mblodhën në Kështjellën Elmau, në Alpet bavareze për Samitin e vendeve më industriale dhe demokratike botërore. Kancelari gjerman Olaf Scholz mirëpriti krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive të G7 për takimin e tyre vjetor. Debatet janë fokusuar në situatën ekonomike botërore dhe politikën e sigurisë.

Politika botërore për tre ditë "kyçet" në

Në qendër të tyre është lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj. Vendet e G7-ës pritet të riafirmojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën e sulmuar nga Rusia. Scholz pritet të kërkojë mbështetjen e G7-ës për idenë e një Plani “Marshall” për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Politika botërore për tre ditë "kyçet" në

Në takimin e G7-ës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të arrijnë një marrëveshje në parim për propozimin e tyre për një kufi ndërkombëtar për çmimin e naftës ruse. Kjo synon ta detyrojë Rusinë ta shesë naftën e saj në të ardhmen me një çmim shumë më të ulët për blerësit e mëdhenj si India. Kjo mund të funksionojë në mënyrë që Perëndimi t'i lidhë shërbime të tilla si sigurimi i transportit të naftës me pajtueshmërinë me kufirin e çmimeve. Priten premtime konkrete financiare në luftën kundër urisë, e cila është veçanërisht e përhapur në Afrikën Lindore dhe që po përkeqësohet me rritjen e çmimit të drithit për shkak të luftës. Në Elmau do të diskutohet edhe për çmimet e larta të energjisë dhe për mbrojtjen e klimës.

Biden për unitetin perëndimor

Politika botërore për tre ditë "kyçet" në

Samitit i parapriu një takim dypalësh midis Scholz dhe Joe Bidenit. Presidenti amerikan me këtë rast nënvizoi partneritetin e ngushtë me Gjermaninë dhe kancelarin. “Ne jemi partnerët më të afërt,” tha Biden. Ai siguroi gjithashtu se vendet e G7 do të mbeten të bashkuara përballë luftës ruse kundër Ukrainës. “Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë llogaritë gabim duke pritur përçarje në kampin perëndimor pas sulmit në Ukrainë”, tha Biden.

Biden njoftoi paraprakisht se vendet e G7 donin të shpallin në samitin e tyre një ndalim të importit të arit rus. Kjo do t'i privonte Rusisë dhjetëra miliarda dollarë të ardhura nga ky produkt i rëndësishëm eksporti. Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane tha në një telefonatë me gazetarët se vendet e G7 do të shpallin zyrtarisht ndalimin e importeve të martën, ditën e fundit të samitit. Ari është produkti i dytë më i rëndësishëm eksportues për Rusinë pas energjisë.

Pesë vende të ftuara në samitin e G7-ës

Politika botërore për tre ditë "kyçet" në

Përveç G7, po marrin pjesë në samit edhe presidenti i Këshillit të BE Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Scholz ka ftuar gjithashtu pesë nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut: Indinë, Indonezinë, Afrikën e Jugut, Senegalin dhe Argjentinën.

“Kuptimi ynë i demokracisë është shumë i kufizuar nëse fokusohemi vetëm në Perëndimin klasik,” shpjegoi Scholz për të justifikuar zgjedhjen e tij.

Takimi zhvillohet në një kështjellë të kthyer në hotel me pesë yje në malësinë bavareze Wetterstein. Për shkak të izolimit të tij në rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, pranë kufirit me Austrinë, hoteli konsiderohet si vendi ideal për një takim të tillë. Vendi është i rrethuar me kilometra gardhesh të mbrojtura fort.