BOTA

Papa Françesku lë me batuta spitalin: Jam ende gjallë

Papa Françesku lë me batuta spitalin: Jam ende gjallë

Pas qëndrimit prej tre netësh, Papa Françesku ka lënë spitalin të shtunën.

Teksa po dilte nga spitali, ai bëri shaka me turmën e përkrahësve dhe gazetarë të grumbulluar duke thënë, “jam ende gjallë”.

Ai u shtrua të mërkurën pas një infeksioni në organet e frymëmarrjes, por gjendja e tij u përmirësua me kalimin e ditëve pas trajtimit mjekësor.

Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, pasi janë planifikuar shumë evente dhe shërbime para fundjavës së Pashkëve. Përveç meshës të së dielës, në agjendën e tij janë edhe festimet e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve gjatë javës së ardhshme.