BOTA

Pallati mbretëror i përgjigjet Harry-t dhe Meghan për dokumentarin! Zbulojnë gjendjen e mbretëreshës javët e fundit

Pallati mbretëror i përgjigjet Harry-t dhe Meghan për

Përmes “Telegraph” një media shumë kritike me Harry dhe Meghan, disa burime zbulojnë gjendjen shpirtërore të mbretëreshës Elizabeth javët e fundit të jetës në lidhje me çiftin, që siç thoshte ajo, ishin “pjesëtarë shumë të dashur të familjes”!

“Telegraph” thotë se sipas burimeve të afërta të Pallatit Mbretëror, Mbretëresha e ndjerë u inatos me faktin që çifti zgjodhi të shfaqej në Oprah më 7 mars 2021 ndërsa Duka i Edinburgut ishte në spital, vetëm tre muaj para ditëlindjes së tij të 100-të.

Dhe nuk ishte vetëm për Princin Philip, i cili qëndroi në spital për tre javë, por edhe vetë Elizabeth, atëherë 96 vjeçe, po vuante gjithashtu nga problemet e saj shëndetësore.

Sipas biografisë së sapobotuar të Gyles Brandreth, “Elizabeth: An Intimate Portret”, mbretëresha ishte diagnostikuar me një formë të mielomës, ose kancerit të palcës së eshtrave, gjë që shkaktoi lodhje, humbje peshe dhe probleme lëvizshmërie dhe që e detyruan të tërhiqej nga një numër i angazhimeve kyçe duke përfshirë shërbimin e Ditës së Përkujtimit të vitit të kaluar në Cenotaph.

Pra mbretëresha e ndjerë e ndjente se jo vetëm shëndeti i Dukës po përkeqësohej, por edhe i saj. Kjo është ajo që e bëri sjelljen e Sussex-it dyfish të vështirë për t'u përballuar. “Mbretëresha Elizabeth nuk mund ta kuptonte pse Sussex-ët vazhduan të sulmonin pikërisht institucionin që u kishte dhënë aq shumë,” thonë burimet.

Edhe pse ajo këmbënguli të përsëriste publikisht se “Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes,” në të vërtetë, stërgjyshja, sipas atyre që e njihnin më mirë, ishe e shkatërruar, e hutuar dhe e zhgënjyer me ta.

Familja mbretërore po përgatitet për dokumentarin e ri autobiografik të Harry-t dhe Meghan-it që do të shfaqet në Janar në Netflix.