BOTA

Në Britani ujë i pijshëm me racion, rekomandohet dush i shpejtë dhe lavatriçet plot

Në Britani ujë i pijshëm me racion, rekomandohet dush i

Thatësira në Britani ka shtuar panikun çka tashmë e gjen të shkruar edhe në dyqane e supermarkete. Blerjet me shumicë kanë bërë që supermarketet të racionojnë ujin e pijshëm në shishe, ndërkohë që miliona familje janë prekur nga reduktimet e furnizimit me ujë.

Banorët në Londër, Anglinë Jugperëndimore, Anglinë Jugore dhe Qendrore dhe Anglinë Lindore janë zyrtarisht në statusin e thatësirës ku u kërkohet të jenë të kursyer me ujin për shkak të verës më të nxehtë në 50 vitet e fundit pa reshje.

Në Britani ujë i pijshëm me racion, rekomandohet dush i

Shpallja zyrtare e thatësirës nuk shkakton automatikisht kufizime ligjore për përdorimin e ujit në tetë zonat e Anglisë, por sjell më shumë presion mbi kompanitë e ujit për të ndaluar klientët të përdorin masivisht ujin. Larja e automjeteve me ujë nga rubineti gjithashtu mund të shpallet së shpejti e paligjshme.

Nëse nuk nisin reshje në javët e ardhshme, miliona britanikë do ta kenë të ndaluar të lajnë automjetet e tyre, por dhe dritaret e ndërtesat. Kjo mund të nënkuptojë gjithashtu racionimin e ujit për familjet.

Në Britani ujë i pijshëm me racion, rekomandohet dush i

Britanikëve iu është thënë tashmë që të bëjnë dush të shpejtë, të lajnë me lavatriçe vetëm kur ajo të jetë e mbushur plot dhe larësen e enëve ta vënë në punë maksimumi një herë në ditë.

Kjo është thatësira e parë e deklaruar në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2018, por pavarësisht paralajmërimit për reshje të dendura dhe stuhive këtë të hënë, pjesa më e madhe e Anglisë jugore nuk ka gjasa të regjistrojë reshje të paktën deri në muajin shtator.