BOTA

Morgan Freeman kulmoi ceremoninë e kupës së botës me një mesazh uniteti dhe bashkimi

Morgan Freeman kulmoi ceremoninë e kupës së botës me

Ndërsa të gjithë sytë u kthyen nga Katari për ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës të këtij viti, aktori amerikan Morgan Freeman doli në qendër të skenës me një mesazh uniteti dhe bashkimi.

Morgan Freeman kulmoi ceremoninë e kupës së botës me

Duke ecur ngadalë përmes një grupi kërcimtarësh dhe interpretuesish brenda stadiumit Al Bayt në Al Khor, ylli 85-vjeçar i filmit foli me zërin e tij të pagabueshëm duke emocionuar mijëra njerëz të pranishëm.

Morgan Freeman kulmoi ceremoninë e kupës së botës me

“Kam dëgjuar diçka të bukur. Jo vetëm muzika, por edhe kjo thirrje për të festuar,” tha Freeman ndërsa ecte drejt Ghanim Al Muftah, djalit të lindur me Sindromën e Regresionit Caudal, një çrregullim i rrallë që dëmton zhvillimin e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore.

Morgan Freeman kulmoi ceremoninë e kupës së botës me

“Hajde, - i tha djaloshit të veshur me veshje tradicionale të Katarit, - ne e dërguam thirrjen, sepse të gjithë janë të mirëpritur. Kjo është një ftesë për të gjithë botën.”

Morgan Freeman kulmoi ceremoninë e kupës së botës me

Më tej ata të dy u ulën dhe nisën një bisedë prekëse, në të cilën ikona e kinematografisë botërore ankohej për situatën në të cilën ndodhet sot bota, e ndarë dhe largët. Në fund, ata pajtohen se “ajo që na bashkon këtu, në këtë moment, është shumë më e madhe se ajo që na ndan”.

Morgan Freeman kulmoi ceremoninë e kupës së botës me

“Përmes të gjitha dallimeve në gjuhë ka një fije të përbashkët shprese, gëzimi dhe respekti. Ne mund të mos i kuptojmë fjalët, por në pjesën më të thellë ne duhet të vlerësojmë dhe kuptojmë emocionet që na lidhin të gjithëve”, tha Freeman.