BOTA

Meloni iu nis të gjjtha mediave dokumentin që i ndalon të postojnë foto të vajzës së saj minorene

Meloni iu nis të gjjtha mediave dokumentin që i ndalon të

Menjëherë pas shpalljes fituese në zgjedhjet e së dielës, Giorgia Meloni është kryefjala e lajmeve në Itali e siç ndodh rëndom nuk ka shpëtuar pa u komentuar as familja e saj.

Por Kryeministrja e ardhshme italiane përmes përfaqësues së saj ligjore ka vendosur t'i thotë stop persekutimit dhe publiklimit të fotove dhe çdo detaji rreth vajzës se saj.

Meloni iu nis të gjjtha mediave dokumentin që i ndalon të

“Mos i bëni foto, mos e ndiqni, mos e frikësoni. Mbroni vajzën nga vëmendja e tepërt publike,” shkruan Giorgia Meloni në dokumentin e shpërndarë për mediat nga avokatja e saj Anna Bernardini De Pace.

Në këtë mënyrë, Meloni përpiqet të shmangë përsëritjen e asaj që tashmë ka ndodhur, ku në më pak se 48 orë, që pas fitores së saj u publikua pothuajse gjithcka përmbante profili i saj në Instagram.

Meloni iu nis të gjjtha mediave dokumentin që i ndalon të
Foto e Giorgia Melonit me vajzën e saj publikuar nga mediat italiane

“Giorgia Meloni dhe Andrea Giambruno ftojnë çdo medium publik ose privat të informacionit, të shtypur ose online, agjenci, botues, gazeta, revista të shmangin në çdo mënyrë dhe me çdo mjet publikimin dhe shpërndarjen e fotove të vajzës së vogël dhe gjithashtu të mos e ndjekin atë,” thuhet në këtë dokument ku kërkohet po ashtu të ruhet privatësia e të dhënave të tjera si adresat dhe vendet që frekuenton familja e saj.