BOTA

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin deklaron se i është nënshtruar testit të drogës

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin deklaron se i është

Pas festës së çmendur dhe lumit të komenteve kundër saj, mes të cilave edhe disa politikanë që thanë se ajo duhet të testohej për përdorimin e narkotikëve, Kryeministrja e Finlandës ka deklaruar se i është nënshtruar testit të drogës.

Sanna Marin në një konferencë shtypi pasi ka mohuar edhe njëherë se ka përdorur lëndë narkotike, u shpreh se rezultatet për testin e drogës pritet të dalin javën e ardhshme.

“Unë nuk kam bërë asgjë të paligjshme,” u tha ajo gazetarëve në Helsinki. “Edhe në vitet e adoleshencës nuk kam përdorur asnjë lloj droge,” tha Marin, duke shtuar se ajo mori testin e drogës si një masë shtesë për të zbutur çdo shqetësim.

Kryeministrja insistoi gjithashtu se i takon prezumimi i pafajësisë.

Gazetarët pyetën nëse Marin, e cila ka qenë në pushtet që nga dhjetori 2019, do të kishte qenë në gjendje të merrte vendime të menjëhershme qeveritare nëse do ishte e nevojshme. “Nuk mbaj mend asnjëherë që të ketë ndodhur një situatë e papritur në mes të natës për të shkuar në Pallatin e Këshillit të Shtetit”, këmbënguli ajo.

Marin tha gjithashtu se e dinte që po filmohej, por u shpreh e mërzitur që pamjet ishin bërë publike. “Unë besoj që njerëzit e kuptojnë se koha e lirë dhe koha e punës mund të ndahen,” shtoi ajo.

Sansa Marin, një nga lideret më të reja në botë shpesh është fotografuar në festivale muzikore. Ndërsa javën e kaluar ajo u quajt edhe kryeministrja më e lezetshme në botë nga gazeta gjermane e lajmeve Bild.