BOTA

Kim, Oprah dhe CEO i Apple nuk u futën në listën e më të pasurve të Forbes! Disa të tjerë ua kanë kaluar

Kim, Oprah dhe CEO i Apple nuk u futën në listën e më

Të pasurit jo gjithmonë pasurohen më tepër. Ata që deri vjet renditeshin në krye të më të pasurve, sipas Forbes, në renditjen e këtij viti nuk janë fare në listën me plot 400 emra të rinj.

Sipas Forbes duhen 2.7 miliardë dollarë për t'u kualifikuar në renditjen e këtij viti të njerëzve më të pasur të Amerikës.

Kufiri i ri për këtë grup elitar lë pas shumë të famshëm duke bërë që, Oprah Winfrey me pasuria 2.5 miliardë dollarë të duket shumë “e varfër”. Kanye West me plot 2 miliardë dollarë nuk ka mjaftueshëm për tu konsideruar i pasur nga Forbes.

Po ashtu Kim Kardashian me 1.8 miliardë dollarë, Michael Jordan që ka 1.7 miliardë dollarë, Peter Jackson 1.5 miliardë dollarë apo Jay-Z me 1.3 miliardë dollarë.

E njëjta gjë vlen edhe për 98-vjeçarin Charlie Munger me 2.1 miliardë dollarë, CEO i JP Morgan, Jamie Dimon me 1.4 miliardë dollarë dhe CEO i Apple, Tim Cook me 1.8 miliardë dollarë.

Kim, Oprah dhe CEO i Apple nuk u futën në listën e më

Lista e 400 e amerikanëve më të pasur të vitit 2022, sipas Forbes, kryesohet nga Elon Musk, për tu ndjekur nga Jeff Bezos dhe Bill Gates.

Kim, Oprah dhe CEO i Apple nuk u futën në listën e më

Ja kush renditet në top 10:

1.Elon Musk, $251 B

2.Jeff Bezos, $151 B

3.Bill Gates, $106 B

4.Larry Ellison, $101 B

5.Warren Buffett, $97 B

6.Larry Page, $93 B

7.Sergey Brin, $89 B

8.Steve Ballmer, $83 B

9.Michael Bloomberg, $76.8 B

10.Jim Walton, $57.9 B