BOTA

Ironia, rusët i luten Perëndimit të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë (Video)

Ironia, rusët i luten Perëndimit të ndalojë dërgimin e

Një video ku disa të rinj rusë me pankarta në duar i bëjnë thirrje Europës dhe Amerikës të mos dërgojnë armë në Ukrainë, është kthyer në virale në rrjetet sociale.

Protestuesit rusë shihen para Ambasadës së SHBA-së në Moskë duke kundërshtuar vendimin e Amerikës për të dërguar armë në Ukrainë që sipas tyre “po plagosin dhe vrasin ushtarë rusë”.

Rusët dëgjohen me lutjet e thirrjet e tyre jo vetëm ndaj SHBA-së, por dhe Britanisë së Madhe që të ndalojnë dërgimin e armëve në Ukrainë.


“Ka një zgjidhje për problemin tuaj të dashur rusë, mos i pushtoni shtetet sovrane,” shprehet një prej qytetarëve që ka shpërndarë videon e publikuar nga televizionet ruse.

“Kjo është qesharake. Hiqni të gjitha vizat e Perandorisë Ruse derisa të përfundojë lufta e agresionit me Ukrainën dhe Rusia të kthehet në kufijtë e para 2014,” thotë një tjetër qytetar.

“Ndoshta ushtarët rusë nuk duhet të jenë në Ukrainë?!” – shkruan një qytetar që po ashtu ka bërë rettwet videon mjaft ironike, në një kohë kur në ambasadat ruse kudo në botë qytetarët protestojnë për të ndalur luftën në Ukrainë dhe të njëjtën gjë duhet të bënin në fakt edhe vetë rusët.