BOTA

Forte dei Marmi, destinacioni i preferuar nga manjatët rusë nuk e ka ndjerë aspak luftën në Ukrainë

Forte dei Marmi, destinacioni i preferuar nga manjatët rusë nuk e ka

Gjashtë muaj më parë, kur shpërtheu lufta në Ukrainë në Forte dei Marmi në Itali u rrit shqetësimi për ecurinë e ekonomisë lokale të nxitur nga turizmi dhe në veçanti, nga shpenzuesit e mëdhenj rusë dhe ukrainas që kanë zënë rrënjë për më shumë se njëzet vjet në qytetin e Versilias, i cili është bërë një nga destinacionet luksoze ndërkombëtare.

Forte dei Marmi, destinacioni i preferuar nga manjatët rusë nuk e ka

Gjashtë muaj më vonë

Parashikimi i një vere pa rusët, të mbajtur larg prej luftës dhe sanksioneve ekonomike, ishte i frikshëm, veçanërisht pas dy vitesh humbje për shkak të pandemisë. Në Versilia në vitin 2019 pushuan 15 mijë rusë rusë dhe 2,450 ukrainas. Në fillim të sezonit pati një rënie prej afër 80%. Por tani, në fund të gushtit, shifrat e pushuesve rus dhe ukrainasit në Forte po i rikthehen atyre të para pandemisë. Vilat luksoze të rrethuara nga parqe të mëdha janë populluar prej tyre veçanërisht në lagjen Vittoria Apuana.

Forte dei Marmi, destinacioni i preferuar nga manjatët rusë nuk e ka

“Në shkurt ne pamë një rënie që nuk kishte ekzistuar kurrë, - konfirmon Marco Vaiani, pronar i pesë restoranteve në bregdetin e Forte, - por në muajt në vijim prurjet u rritën. Tani që jemi në mes të sezonit, prania e rusëve dhe ukrainasve është kthyer në nivelet e viteve 2018-2019, pra para pandemisë. Unë nuk shoh ndonjë dallim”.

Rusët me shtëpi në Londër dhe Romë

Vaiani ka një shpjegim për këtë dinamikë befasuese: “80-90% e klientëve tanë jetojnë në Gjenevë ose Lugano, ose kanë një shtëpi në Londër ose Romë, kështu që ata janë “perëndimorë” dhe e kanë të lehtë për të lëvizur - shpjegon ai. Nuk më duket se përdorimi dhe konsumi i tyre janë ndikuar shumë nga konflikti. Ndryshe është për ata që jetojnë në Ukrainë, të cilët në mënyrë të pashmangshme kanë parë shumë gjëra të ndryshojnë”. Edhe një tregues i pagabueshëm i frekuentimit, si ai i vilave me qira ruse, tregon rritje.

Forte dei Marmi, destinacioni i preferuar nga manjatët rusë nuk e ka

Forte po ecën mirë, edhe pse segmenti rus ndoshta është reduktuar për sa i përket komponentit të përfaqësuar nga klasa e mesme dhe familjet”, shpjegon Gianfranco Lorenzo i Qendrës së Studimeve Turistike në Firence. Mungesa e familjeve ruse u ndje pjesërisht në hotelin “Augustus”, një hotel historik me pesë yje në qytetin toskan i cili për 40 vjet, deri në fund të viteve 1960, ishte tërheqja verore e Agnelli-ve.

Forte dei Marmi, destinacioni i preferuar nga manjatët rusë nuk e ka

Para Covid-it, në muajt korrik dhe gusht, ai arriti në 35% të klientëve rusë, me maksimum prej 40%. “Disa familje që jetonin në Rusi nuk mundën të vinin këtë verë, - shpjegon Giacomo Maschietto, menaxher dhe pronar i resortit - dhe për ne ishte një zhgënjim i madh, pasi ata ishin klientë të vjetër. Fatmirësisht, që nga shpërthimi i pandemisë, ne kemi vendosur të diversifikojmë tregjet dhe sot, falë rritjes së fortë të amerikanëve dhe arabëve, po kthehemi në nivelet e para Covid-it”, shton ai Në “Augustus” në muajin qershor klientela ruse ishte vetëm 2%, në korrik shkoi në 12%, në gusht pritet të arrijë në 15%. “Rritja ka filluar, - shton Maschietto - dhe ne shpresojmë që klientët rusë, të cilët mbeten një objektiv i rëndësishëm, së shpejti do të kthehen në nivelet e para Covid. Në tkurrjen e këtij viti duhet patur parasysh edhe se ata që lëvizën me vonesë nuk gjetën vend, sepse nga 1 korriku deri më 20 gusht jemi të prenotuar plotësisht”.

Diskrecion tregtar

Jo të gjithë hotelet dhe dyqanet luksoze në Forte janë të hapura për t'iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me praninë e rusëve. Shumë preferojnë të mos japin detaje për këtë temë të ndjeshme ose të fshihen pas frazave të tilla si “ne kemi pak klientë rusë”. Terreni i rrëshqitshëm është ai i pagesave dhe i llogarive rrjedhëse dhe qarqeve bankare nga vijnë, i cili po precipiton ndër të tjera kërkesat për rimbursim të TVSH-së përmes operatorëve pa taksa. Global Blue, për shembull, qershorin e kaluar gjeti në Forte dei Marmi një pranim mesatar të blerësve rusë të barabartë me 578 euro, ose 61% më pak krahasuar me qershorin 2019. Por rënia lidhet kryesisht me dëshirën për të mos u gjurmuar dhe për rrjedhojë me dështimin e rusëve për të përdorur sistemin pa taksa, sesa me mungesën e blerjeve. Nga ana tjetër, transaksionet e arabëve dhe amerikanëve po fluturojnë, asnjëherënuk kanë qenë kaq prezente si këtë vit.

Forte dei Marmi, destinacioni i preferuar nga manjatët rusë nuk e ka

“Rusët dhe ukrainasit? Këtu ka pasur gjithmonë familje të përziera - shpjegon Umberto Buratti, ish-kryebashkiak i Forte dei Marmi dhe parlamentar në legjislaturën që po mbyllet - dhe ka edhe këtë vit. Sigurisht, nuk ka oligarkë afër Putinit, por për pjesën tjetër prania ruse kontribuon në përmirësimin e të dhënave për turizmin”. Tashmë Forte dei Marmi, e cila tashmë ka hyrë në elitën e destinacioneve ndërkombëtare, e nxitur nga vlerat e pronave të paluajtshme që vazhdojnë të rriten në pothuajse 12-14 mijë euro për metër katror, ​​ëndërron një verë në nivelet para Covid: në 412 mijë në vitin 2019 dhe kjo nuk është tabu, edhe falë rusëve.