BOTA

Biden dhe Macron dënojnë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës

Biden dhe Macron dënojnë agresionin e Rusisë kundër

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë dënua luftën e Rusisë në Ukrainë.

Të dy liderët dënojnë fuqishëm luftën e paligjshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe theksojnë se shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve dhe infrastrukturës civile përbëjnë krime lufte, autorët e të cilave duhet të mbajnë përgjegjësi.

Biden dhe Macron dënojnë agresionin e Rusisë kundër

“Shtetet e Bashkuara dhe Franca shprehin keqardhje për hapat e qëllimshëm përshkallëzues të Rusisë, veçanërisht retorikën e saj të papërgjegjshme bërthamore dhe dezinformimin e saj në lidhje me sulmet e pretenduara kimike dhe programet e armëve biologjike dhe bërthamore. Ata riafirmojnë mbështetjen e vazhdueshme të kombeve të tyre për mbrojtjen e Ukrainës të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, duke përfshirë ofrimin e ndihmës politike, të sigurisë, humanitare dhe ekonomike për Ukrainën për aq kohë sa duhet”, vazhdoi deklarata.

Biden dhe Macron dënojnë agresionin e Rusisë kundër

Të njëjtin qëndrim presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron mbajtën edhe në konferencën e shtypit pas takimit, pjesë e vizitës shtetërore të liderit francez.

“Sot ne pohojmë se Franca dhe Shtetet e Bashkuara së bashku me të gjithë aleatët tanë qëndrojnë më të fortë së kurrë kundër luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës,” tha Biden.

Biden dhe Macron dënojnë agresionin e Rusisë kundër

Macron përsëriti zotimet e presidentit amerikan për mbështetje ndaj Ukainës. “Ne mbështesim si ushtrinë ukrainase që po reziston ashtu dhe civilët ukrainas që po përballen gjithashtu me sulmet,” u shpreh Macron.

Biden dhe Macron dënojnë agresionin e Rusisë kundër

“Ne gjithashtu ramë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur popullin ukrainas, për t'i ndihmuar ata të rezistojnë sepse ne mund të shohim shumë mirë sot se Rusia po synon infrastrukturën civile,” tha Macron.