Çanta Hermes kap çmimin rekord! Ekspertët e sugjerojnë si mënyrë për të investuar

Kushton sa një shtëpi e madhe të pasurish, por eshtë një çantë. Një çantë që ka historinë e një modeleje dhe emrin e saj Birkin.
Çanta Hermes, Himalaya Retourne Kelly 25, arriti një çmim rekord së fundmi në një ankand në Paris, ku u shit për 352,800 euro. Çanta e dorës me lëkurë krokodili në të bardhën e perlës, që të kujton një peizazh malor me dëborë, u shit pothuajse tre herë më shumë se vlerësimi i parashitjes.
“Ky model shihet si një investim i vërtetë për një afat të gjatë”, tha Morgane Halimi, drejtuese globale e çantave dhe aksesorëve në Sotheby's. “Është gjithashtu një nga çantat më të vështira për t'u marrë në një butik Hermes,” tha ajo.
Pse kjo çantë është e vetmja që nuk humbet vlerën, por i shumëfishohet në çdo kohë?
Studime të reja ne tregje dhe bursa tregojnë se mundësia më e mirë për një investim të sigurtë dhe afatgjatë është blerja e një çante Birkin nga Hermes. “Baghunter”, një agjensi online e specializuar në shitblerje çantash luksi, thotë se çanta Birkin nga Hermes, gjatë 35 viteve të fundit ia ka kaluar në çmim dhe stabilitet shume titujve në bursën Amerikane, madje dhe vetë arit. “Baghunter” thotë se fitimi vjetor nga Hermes Birkin është rreth 14.2%, krahasuar me bursën dhe arin që luhaten nga -1.5%. deri ne 8.7%. Fitimi vjen nga rritja konstante e çmimit dhe vlerës, në raport me vjetërsinë e çantës. Kjo çantë ka kosto marramendëse që fillojnë nga 60.000 deri 200.000 dollarë dhe krijohen në një numër shumë të limituar, me lista pritje deri në 6 vjet. Hermes Birkin një status simbol i elitës botërore dhe ultra pasanikëve, mbetet një objekt mjaft i dëshiruar që prej fillimit të saj në 1985, duke bërë të pasurit e një çante Birkin një investim afatgjatë më të sigurtë se shumë tituj në bursat botërore, përfshirë dhe arin.