BOTA

Amerikanët shpërthejnë në protesta pas vrasjes së të riut me ngjyrë nga policia

Amerikanët shpërthejnë në protesta pas vrasjes së

Në disa qytete të SHBA kanë shpërthyer protesta pas publikimit të videove të vrasjes së Tire Nichols nga pesë oficerë policie në Memphis.

Në qytetin Tennessee protestuesit bllokuan urën që kalon lumin Misisipi dhe të çon në Arkansas.

Në Uashington dhjetëra protestues u mblodhën në Lafayette Park, pranë Black Lives Matter Plaza dhe në K Street, ndërsa në Boston ata marshuan përgjatë rrugës Tremont, duke krijuar probleme për trafikun e qytetit.

Kanali NBC raporton protesta edhe në Sacramento, San Francisko, Atlanta, Asheville, Filadelfia, Providence dhe Dallas.

Protestat shpërthyen pasi autoritetet e Memphisit kanë publikuar një nga videot ku shfaqen pesë agjentët afro-amerikanë që ndalojnë dhe rrahin për vdekje afro-amerikanin Nichols.

Pamjet janë brutale dhe tronditëse. Videoja e kamerës tregon 29-vjeçarin Nichols i kapur pas një tentative arratisjeje, i rrahur egërsisht nga oficerët për tre minuta.