BOTA

Afganistan, atje ku grave nuk u lejohet më as të shkojnë në park

Afganistan, atje ku grave nuk u lejohet më as të shkojnë në

Në një kohë kur e gjithë vëmendja për sa i përket shtypjes së të drejtave të grave është përqendruar në Iran, dhunimi i lirive në Afganistan po arrin kulmin.

Në këtë vend po të jesh grua të mohohet edhe një shëtitje me fëmijët në park. Grave iu ndalohen gjithashtu pishinat dhe palestrat në kryeqytet, rregulla që pritet të shtrihen në të gjithë vendin.

Afganistan, atje ku grave nuk u lejohet më as të shkojnë në

Por ja si e mbron vendimin për ndalimin e shëtitjeve në parqe të grave, zëdhënësi i Policisë Morale të Talebanëve, Mohammad, Akif Muhajer:

Afganistan, atje ku grave nuk u lejohet më as të shkojnë në

“Për 15 muaj u dhamë motrave tona mundësinë të kënaqeshin duke shkuar në parqe. U kishim thënë grave të ndiqnin praktikën e mbajtjes së hixhabit, [shamisë] por disa nuk po e bënin këtë. Kishim ditë të ndara për burrat dhe gratë për të shkuar në park, por kjo nuk po respektohej”, thotë ai.

Ndërsa talebanët, që kur morën pushtetin në gusht 2021, vijojnë të kufizojnë më tej liritë e tyre, gratë dhe vajzat afgane kanë frikë se çfarë mund të vijë më pas. Disa thonë se për shumicën e tyre tani edhe një mbrëmje jashtë është një luks që ata nuk mund ta përballojnë.

Afganistan, atje ku grave nuk u lejohet më as të shkojnë në

“Çdo ditë, si vajza në Afganistan, ne zgjohemi me kufizime të reja. Është sikur jemi ulur dhe presim për tjetrin,” thotë një studente". Nuk mund ta përshkruaj sa e vështirë është. Ndihem e pashpresë, - shprehet ajo, - një ditë mund të na thuhet se gratë nuk mund të dalin më nga shtëpitë e tyre. Gjithçka është e mundur në Afganistan”.

“Isha me fat që mbarova shkollën e mesme para se të vinin talebanët, por tani kam frikë se universitetet mund të mbyllen edhe për gratë. Ëndrrat e mia do të shuhen,” shton studentja që fitoi studimet në universitet, por u zhgënjye kur zbuloi se lënda që donte të studionte, gazetaria, nuk ishte më e disponueshme për gratë, pjesë e një grupi tjetër kufizimesh që talebanët vendosën së fundmi.

Afganistan, atje ku grave nuk u lejohet më as të shkojnë në

Aktivistja Laila Basim e cila ka hapur një bibliotekë për gratë thotë:

“Me këtë ne duam t'u tregojmë talebanëve se gratë afgane nuk do të qëndrojnë të heshtura dhe qëllimi ynë i dytë është të zgjerojmë kulturën e leximit të librave tek gratë, veçanërisht ato vajza që janë të privuara nga arsimi. Ne nuk kemi frikë nga vdekja, ose se talebanët do të kërcënojnë familjet tona. Ajo nga e cila jemi të tmerruara, është tërheqja nga shoqëria. Njerëzit e vendeve të tjera po eksplorojnë Marsin dhe këtu ne ende po luftojmë për të drejta të tilla themelore”.

Me çdo lëvizje, sundimi aktual i talebanëve i ngjan gjithnjë e më shumë regjimit të tyre në vitet 1990. Pak javë më parë, aktivistja për të drejtat e grave, Zarifa Yaghoubi dhe tre të tjera u arrestuan. Pavarësisht thirrjeve të shumta për lirimin e tyre nga OKB-ja, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga talebanët. Ndërsa javën e kaluar, 12 persona, duke përfshirë edhe tre gra, u fshikulluan para mijëra shikuesve në një stadium futbolli në Afganistan.

“Politikat aktuale të talebanëve janë të njëjta si 20 vjet më parë. Ne po përpiqemi t'u themi atyre se kjo nuk është e pranueshme në shekullin 21,” thotë aktivistja Laila Basim.

Zhgënjimi me komunitetin ndërkombëtar është gjithashtu i dukshëm:

“Bota na ka kthyer shpinën”, thotë Laila Basim. “Njerëz të fuqishëm në mbarë botën po mbështesin gratë e Iranit, por jo ato të Afganistanit. Ajo që ndodh me ne nuk bën as lajm në faqen e parë. Ndihemi të harruar.”