BOTA

38 emigrantë sirianë gjenden pas një muaji të bllokuar në një ishull pa emër mes Greqisë e Turqisë

38 emigrantë sirianë gjenden pas një muaji të bllokuar

Një grup prej 38 emigrantësh, përfshirë një grua shtatzënë, janë gjetur të bllokuar në një ishull të vogël, pa emër, përgjatë kufirit turko-grek. 22 burra, nëntë gra dhe shtatë fëmijë thonë se kanë qenë në ishullin e lumit Evros që nga mesi i korrikut. Pasi u gjetën të hënën, ata u dërguan në Greqinë kontinentale.

Ministri i migracionit Notis Mitarachi tha se grupi ishte i gjithë në gjendje shumë të mirë dhe gruaja shtatzënë ishte dërguar në spital.

Por sipas grupit dhe agjencive të të drejtave të njeriut një fëmijë vdiq në ishullin, i cili është afër qytetit grek të Lavara. Policia greke ende nuk e ka konfirmuar këtë.

Edhe ministri i Migracionit i cili vizitoi rajonin e Evros të martën tha se qeveria do të punonte me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënën e Kuqe për të tërhequr trupin për të siguruar një varrim dinjitoz.

Fillimisht kishte paqartësi mbi vendndodhjen e grupit dhe nëse duhet të kishin ndërhyrë për të ndihmuar Turqia, apo Greqia. Autoritetet greke thanë se njerëzit, të cilët e identifikojnë veten si sirianë, ishin në territorin turk.

38 emigrantë sirianë gjenden pas një muaji të bllokuar

Ata u gjetën përfundimisht rreth 4 km jashtë territorit grek që u raportua fillimisht disa ditë më parë. Kjo është arsyeja pse, sipas policisë greke, emigrantët nuk ishin gjetur më herët.

Baida, një nga gratë në grup, tha se kjo po trajtohej si një lojë futbolli midis dy palëve: ??Turqisë dhe Greqisë. “Askush nuk na do. Askush nuk na dëgjon. Askush nuk dëshiron të ndihmojë,” shtoi ajo.

Sipas OKB-së, ndërmjet janarit dhe qershorit 2022, 232 sirianë mbërritën në Greqi me rrugë detare.