Nën lupën e Stela Sallakut

All Black dhe s'të duhet tjetër

All Black dhe s'të duhet tjetër

Disa zonja vishen me të zeza për t`u dukur më elegante. Për disa të tjerë e zeza është më shumë se sa një ngjyrë. Është mënyrë jetese, formë të shprehuri dhe art. Nuk është thjesht tonaliteti më i errët i rrethit të ngjyrave, por është shenjë dalluese, siç ishin perlat për Coco Chanel-in apo balluket e Bettie Page.

[caption id="attachment_295701" align="aligncenter" width="450"](Coco Chanel, foto nga google)[/caption]

[caption id="attachment_295699" align="aligncenter" width="460"](Bettie Page, foto nga google)[/caption]

A është thjesht një koinçidencë, apo këto zonjat që zgjedhin ngjyrat më të errëta janë të gjitha lidere, të forta dhe të rrezikshme? Po ju prezantoj me disa prej tyre, ju pastaj vendosni vetë.

[caption id="attachment_295698" align="aligncenter" width="600"](Rei Kawakubo, foto nga google)[/caption]

Rei Kawakubo, dizajnerja vizjonare pas shtëpiesë së modës Comme des Garçons, e trajtoi të zezën si uniformën e saj të paradites, për çdo ditë. Me flokët e prera me balluke, drejt si me vizore, ajo e ka çuar veshjen avant-garde ne një tjetër nivel, aq sa u zgjodh "dizajnerja më inovative e javës se modës në Paris në 2018-tën".

[caption id="attachment_295711" align="aligncenter" width="709"](Foto nga Instagram)[/caption]

Victoria Beckham nuk e heq dot të zezën nga përditshmëria e saj. Kohët e fundit ka filluar të eksperimentojë me ngjyrat e tjera, por sa herë që i duhet të jetë prezente në evente prestigjoze kthehet tek veshjet ?noir?.

[caption id="attachment_296446" align="aligncenter" width="960"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Majlinda Bregu më duket shpesh si Victoria shqiptare, që nga qëndrimi, veshja dhe deri tek detajet minimaliste. Pantallonat ?flared? e bëjnë të duket elegante, njëkohësisht i vënë në pah këmbët e gjata. I ka kombinuar me një xhaketë të zezë, e cila kufizohet me një qemer rreth belit. Merr nota casual nga zinxhirat metalikë argjendi që ka në bust, të cilët harmonizohen me logon e çantës.

[caption id="attachment_295714" align="aligncenter" width="600"](Foto nga google)[/caption]

Edhe Angelinën ka kohë që e shoh me fustane të zeza në tapete të kuq. Padyshim ajo duket një yll me çdo nuancë, por e e zeza ka tjetër efekt. Edhe nëpër intervista televizive apo spote publicitare e kam parë ?all black?. Ndërkohë që influencueset rendin pas trendeve, zonjat elegante i besojnë të zezës klasike. Dhe nëse i beson të zezës, s'të duhet gjë tjetër./Tiranapost.al