Aktualitet

"Bitcoin City", ky do jetë qyteti ku çdo gjë do paguhet me monedhën virtuale

"Qyteti i Bitcoin-it" pritet që të hapet në Ljubljana. Ky do të jetë qyteti i parë i këtij lloji.

Çfarë do të thotë kjo?

Qendra më e madhe tregtare në Slloveni e njohur me emrin BTC City do të transformohet në një qytet të tërë. Në çdo dyqan apo në çdo sipërmarrje do të pranohet pagesa me Bitcoin.

Atje do të ketë edhe bare e restorante, ku po ashtu pagesat do të bëhen me Bitcoin. Sipas Emerging Europe, në këtë qytet, do të ketë 70 bare, 17 pishina, një mini fushë golfi, një park ujor, një qendër argëtimi me një kinema 3D dhe Crystal Palace, kulla më e lartë në Slloveni. Pra fiks si një qytet, vetëm se pagesat do të bëhen me monedhën virtuale.

Image result for Slovenia to Open First ‘Bitcoin City’

Transformimi i qytetit Bitcoin është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të strategjisë së orientuar të BTC City, duke u ofruar klientëve dhe partnerëve të biznesit lirinë dhe zgjedhjen në lidhje me blerjet e tyre me forma të reja atë pagesës”, thuhet në deklaratën e ekipit të BTC City.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është përkthyer nga Eneida Daci.